Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Publikoi dokumentin e dënimit të Valdrin Pjetrit në Itali, PD kërkesë të hapur Prokurorisë

Postuar: 14/08/2019 - 18:36

Partia Demokratike i ka dërguar prokurorisë të dhënat konkrete që ajo publikoi një ditë më parë për dënimin e Valdrin Pjetrit për trafik droge në Itali.

“Për fat të keq, ky reagim nuk ka ardhur ende, duke zhbërë qëllimin primar që ka ligji i dekriminalizimit.” – thuhet në komunikimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD me Prokurorinë e Përgjithshme, duke i vënë në dispozicion informacionin që posedon për Valdrin Pjetrin.

“Sipas këtyre të dhënave rezulton se Valdrin Pjetri është i dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim.”- shkruan Bardhi.

Në letrën e tyre,  PD i kërkon organit të akuzës që ta informojë atë dhe opinionin publik mbi procedurat e verifikimit që ka nisur dhe rezultatet e deritanishme të këtij verifikimi.

“Çdo vonesë e pajustifikuar për rezultatin e këtij verifikimi është rreshtim në anën e krimit të organizuar dhe promovimit të tij në funksione të larta publike.”-thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 09:20

Struktura e Posaçme Antikorrupsion duhet të jetë gati para vendimit për negociatat. Ultimatumi është dhënë nga ndërkombëtarët.

Postuar: 23/08/2019 - 09:00

Kreu demokrat, Lulzim Basha i ka dhënë një goditje të fortë dje presidentit Ilir Meta.

Postuar: 23/08/2019 - 08:31

Pas shumë artikujve të publikuar në Gazetën “SOT”, komunikimi mes institucioneve shqi

Postuar: 23/08/2019 - 08:29

Ministria e Financës dhe Ekonomisë zhvilloi sot takimin e radhës të drejtpërdrejtë me palët e int

Postuar: 23/08/2019 - 08:27

Zbardhet skema që ndiqte një punonjëse e një filiali të Fondacionit “BESA” për të mas

Postuar: 23/08/2019 - 08:26

Ndërtimet pa lejë vijojnë të mbeten problem për Shqipërinë, pavarësisht se qeveria i ka shpallur