Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Punësime në administratë gjatë fushatës zgjedhore? Prokuroria e Tiranës kërkon prova nga Tatimet

Postuar: 14/11/2017 - 17:11

Pas kallëzimit të ish-zëvendëskryeministres Ledina Mandia për punësimin e më shumë se 3 mijë personave në administratën shtetërore gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit prokuroria e Tiranës regjistron procedimin penal.

Pas regjistrimit të procedimit penal drejtuesja e seksionit të Task-Forcë në prokurori ka vendosur të zgjerojë verifikimet duke dërguar një kërkesë për informacion në Drejtorinë e Tatimeve dhe të Sigurimeve Shoqërore.

Kërkesa është dërguar zyrtarisht në adresë të tatimeve javën që kaloi. Grupi i hetimit kërkon të dhëna për shtimin apo heqjen e personave në listat e kontributeve shoqërore e shëndetësore në periudhën përpara dhe gjatë fushatës elektorale.

Dyshimet e prokurorisë janë se përpara fushatës në muajt maj e qershor, drejtues të drejtorive në administratën shtetërore kanë bërë punësimin e përkohshëm ose të përhershëm  të shtetasve të ndryshëm në këmbim të votës.

Për këtë arsye organi i akuzës pasi ka përcaktuar drejtoritë ku janë bërë punësime ka kërkuar të dhëna për praktikën e ndjekur lidhur me këto raste.

Burime të prokurorisë thanë se në këtë procedim penal janë në hetim për akuzën e shpërdorimit të detyrës, një numër i konsiderueshëm zyrtarësh në nivel drejtorë drejtorish.

Kallzimi penal është bërë më 18 gusht 2017 nga ish zv kryeministrja Ledina Mandia e cila drejtoi task Forcën e monitorimit të punësimeve në administratën zgjedhore.

Prokuroria ka nisur verifiket  dhe javën e fundit është vendosur regjistrimi penal dhe mbledhja e dokumentacionit në cilësinë e provës materiale.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2018 - 22:52

Nënkryetari i PD, Edi Paloka i ftuar në studion e lajmeve të Ora News tha se ende nuk është caktuar një datë se kur do të jetë protesta e radhës, por sipas tij nuk është kjo më e rëndësishmja.

Postuar: 19/02/2018 - 21:55

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ka komentuar edhe marrëveshjen me Greqinë, për sa i përket çështjes së

Postuar: 19/02/2018 - 21:28

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i ftuar në Report Tv, ka folur për negociatat me Greqinë.

Postuar: 19/02/2018 - 20:18

Pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Prishtinës me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka pas reagime të shumta.

Postuar: 19/02/2018 - 18:12

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot në një takim Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës, Peter Stenlund.

Postuar: 19/02/2018 - 18:00

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të kërkojë mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen e heqjs nga skema e ndihmës ekonomike të mbi 20 mijë familjeve

Postuar: 19/02/2018 - 17:42

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi, ka reaguar pas deklaratës së kreut demokrat Lulzim Basha, i cili kundërshtoi Kryeministrin Edi Rama mbi presidentin e unitetit