BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x
BREAKING NEWS

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Hakerat kanë tentuar sulmin në bankat e nivelit të dytë, po tentohet të...

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë
x

Politike

“Punojmë ngushtë me Europol”/ Kreu i Strukturës së Posaçme, Arben Kraja bën paralajmërimin e bujshëm: Kemi shumë hetime të rëndësishme në vijim, po mundohemi të...

“Punojmë ngushtë me Europol”/ Kreu i Strukturës

Kreu i Strukturës së Posaçme, Arben Kraja ka premtuar më shumë rezultate nga institucioni që ai drejton, ndërkohë që vendi ka nisur rrugën e anëtarësimit pas çeljes së negociatave.

Në prezantimin e projektit të Bashkimit Europian EU4LEA, për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri, Kraja kërkoi ndihmën e BE dhe u zotua se do të jenë bashkëpunues për të përmbushur objektivat që duhen arritur.

Ndër të tjera, kreu i SPAK theksoi se situata e kriminalitetit në vend kërkon reagim të fuqishëm. Ai tha se ka shumë hetime të rëndësishme në vijim.

“Secili nga institucionet ka detyrat e veta. Edhe ato të zbatimit të ligjit kanë një rol të rëndësishëm. Duke përfshirë edhe situatën e kriminalitetit që kërkon reagim të fuqishëm mendoj se projekti është në kohën e duhur për të realizuar këto objektiva.

SPAK është konsoliduar formalisht si strukturë. Hetuesit e BKH janë marrë të gjithë në punë. Situata është që të gjithë janë tepër aktivë. Kemi shumë hetime të rëndësishme në vijim dhe në këtë sens është momenti që të ecim përpara. Niveli që ne kemi arritur mendoj se ka ardhur me rritje në mënyrë të vazhdueshme.

Kemi 20 skuadra të përbashkëta hetimore. Ne po mundohemi dhe jemi seriozë për të shkuar deri në fund. Punojmë ngushtë me Europol.

Projekti do të jetë ndihmë për ne. Jemi seriozë në punën që bëjmë. Do të hetojmë në mënyrë objektive të gjitha rastet që kemi dhe do të japim rezultate.

Dua t’i garantoj drejtuesit e projektit që do të jenë bashkëpunues në arritjen e objektivave që ka projekti. Do të jemi partnerë seriozë dhe kemi nevojë të na ndihmoni. Do të kemi më shumë rezultate”, deklaroi Kraja.

Më të lexuarat