Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Punonjësit e LSI refuzojnë të largohen nga administrata, padisin ministren Gjonaj, vala e shkarkimeve prek dhe Ujësjellësin e Tiranës

Postuar: 13/01/2018 - 11:19

Thellohen përplasjet mes LSI dhe Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama prej kohësh tashmë u ka dhënë një urdhër të prerë të gjithë vartësve të tij brenda Partisë Socialiste që gjatë këtij mandati qeverisës administrata duhet të spastrohet nga militantët e LSI. Në vijim të këtij urdhri, pak ditë më parë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj doli në një deklaratë për mediat, ku bëri me dije se tetë punonjës të hipotekave në vend janë shkarkuar nga posti i tyre, disa prej të cilëve ishin mbështetës të partisë së Monika Kryemadhit. Mirëpo duket se ky vendim ka shkaktuar irritimin dhe reagimin e militantëve të LSI të larguar nga puna, të cilët janë bërë bashkë për të “ndëshkuar” ministren Gjonaj për vendimin e saj. Ditën e djeshme, pesë nga punonjësit e hipotekave të shkarkuar dorëzuan në gjykatë një padi kundër Etilda Gjonajt, duke çuar kështu deri në fund këshillën e partisë së tyre, e cila u ka kërkuar që në raste largimesh nga puna, t’i drejtohen gjykatës për të ankimuar vendimin. Kështu, Petrit Bakiu, Bledar Kabashi, Gerhard Xhafa, Valbona Kryemadhi dhe Arlind Arapi “u ngritën” të gjithë bashkë kundër ministres socialiste dhe reformës së ndërmarrë nga mazhoranca qeverisëse në radhët e administratës. Përmes padisë së depozituar në gjykatë, pesë ish-punonjësit e LSI cilësuan vendimin e ministres Etilda Gjonaj si të padrejtë dhe kërkuan shfuqizimin e urdhrit për largimet e tyre nga puna. Kujtojmë që shkarkimet e tetë punonjësve të hipotekës nga puna u bënë pas disa ankesave që kishin ardhur nga qytetarët në portalin “Shqipëria që Duam”. Sipas ministres, nga kontrollet e kryera pas ankesave të qytetarëve, rezultoi se njerëzit e shkarkuar kishin kryer shkelje me ligjin dhe vonesa të tejskajshme në zgjidhjen e problemeve të popullatës.

Ndryshime dhe në UKT

Mirëpo teksa militantët e LSI kanë në plan që të refuzojnë largimet nga puna e të përplasen me qeverinë, duket se kjo e fundit është e vendosur t’i shkojë deri në fund spastrimit të administratës. Këtë herë “fshesa” e qeverisë ka përfshirë institucionin e Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë. Gjashtë drejtorë të njësive të UKT janë pezulluar ditën e djeshme nga puna, pasi nuk kanë zbatuar urdhrat e brendshme të administratës. Gjithashtu, sipas informacioneve, gjashtë drejtorëve të njësive të UKT u janë konstatuar edhe shkelje në punën e ushtruar prej tyre. Ndërkohë, bëhet me dije se në vend të punonjësve të pezulluar janë komanduar gjashtë drejtues të rinj, pra ata do të qëndrojnë në krye të detyrës përkohësisht, derisa të vendoset se çfarë do të ndodhë me të pezulluarit. Gjatë ditëve në vijim pritet që të kryhet edhe një kontroll për të gjithë punën e kryer prej tyre gjatë qëndrimit në detyrë dhe në varësi të rezultateve të kontrollit, do të vendoset edhe fati i tyre. Gazeta e pati paralajmëruar që pas festave Partia Socialiste do të niste një betejë të fortë me militantët e LSI, duke shkarkuar pjesën dërrmuese të tyre që punojnë aktualisht në zyrat e shtetit. Ndërkohë, sipas burimeve të gazetës, në mënyrë që plani i qeverisë të shkojë deri në fund, mundet që të aplikohet edhe një testim për të gjithë punonjësit e administratës. Në rast se kjo gjë bëhet e mundur, me shumë gjasa militantët e LSI do të “digjen” nga testimi pasi ashtu edhe siç gazeta e ka pohuar edhe më parë, pjesa më e madhe e tyre i janë bashkuar administratës shtetërore, si të emëruar politik dhe jashtë çdo lloj kriteri arsimor apo profesional.

Mimoza Ibra

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/01/2018 - 08:00

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të vënë në zbatim planin B për bllokimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Postuar: 16/01/2018 - 07:57

Kuvendi ka nisur zyrtarisht procedurat për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Postuar: 16/01/2018 - 07:48

Partia Demokratike ka vendosur që të përshkallëzojë reagimet ndaj mazhorancës qeverisëse.

Postuar: 16/01/2018 - 07:43

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla lëshoi ditën e djeshme akuza të forta ndaj deputetëve të opozitës.

Postuar: 16/01/2018 - 07:38

Sezoni i ri parlamentar është çelur me debate mes opozitës dhe mazhorancës.

Postuar: 16/01/2018 - 07:32

I sh-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi dhe avokati Idajet Beqiri, në unison me njëritjetrin, deklaruan dje se kërkesa e opozitës për të ndryshuar Kushtetutën dh