Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Punonjësi i SHISH flet me emra, zbulon skemën e trafikut të drogës te Berisha

Postuar: 11/09/2018 - 18:28

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar një mesazh që sipas tij ia ka dërguar oficeri i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) në Shkodër.

Sipas oficerit të Berishës, një grup nga Policia kriminale e Shkodrës është e përfshirë në shpërndarjen e drogës si dhe në korrupsion.

Oficeri i ka shkruar Berishës se dy ditë më parë këta punonjës policie po bënin roje në zonën e Postribës pasi aty do të kalonte rreth 100 kg drogë nga Dukagjini, ndërsa kryesori i grupit të policëve kishte siguruar ish-kryetarin e Komunës Martin Cubi që droga do të ulej pa u prekur.

Mesazhi i plotë

Ne boten e krimit ne Shkoder narkopolicia, pushteti socialist dhe krimi jane nje!

Oficeri dixhital i SHISH denoncon

Lexoni mesazhin e tij. sb

Mirdita Dr Berisha. Un qe jam duke te shkruar jam nje punonjes i sherbimit informativ Shkodër. Po marr shkas te te shkruaj per nje skandal qe ka ndodhur me policine kriminale Shkodër. Kemi disa kohe qe informojm drejtorin e policise Shkodër per nje grup punonjesish policie kriminale te cilet jan te perfshir ne korrupsion dhe te shperndarje droge Nga informacionet qe morem 2 dit para ne darke qe keto punonjes policie ishin ne zonen e Postribes ku po beshin rojen e rruges dhe sigurimin e rruges ku do kalonte nje sasi 100 kg nga Dukagjini kryesori I grupit polici qe ja kishte marr persiper ish kryetarit te komunes Martin Cubi qe te ulej droga e pa prekur nga policia. Ne si institucion ligj zbatues pasi kontaktuam me drejtorin e policise Shkodër u moren masa krejt korrekte nga policia pasi u kapen ne flagranc keto 3 polic te fshehur ne disa shkurre ne vendin ku do kaloj kjo sasi droge.Tani qe po te shkruaj kan kaluar 2 dit edhe asnje mase dhe asgje poblike sesht bere pasi keto polic kan mbeshtetjen e ish kryekumunarit socialist Martin Cubi ku nga informacionet ate nat qe jan kapur keto polic. ka telefonuar depuetetin Luan Harusha qe mos te behet publike si rast per keto polic . Jan disa informacione qe kemi dhen dhe asnje mas nuk esht marrur pasi per keto punonjes policie kemi dergu te dhena se jan pjes mbeshtetse e disa grupeve kriminale ne Shkodër ku marrin rrog mujore nga vrasesit ne Shkoder. Respektet e mia doktor....

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/07/2019 - 10:49

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me situatën politike, pas një dite tejet intensive ku vetëm ditën e djeshme ka kthyer në Kuvend jo pak por 3 ligje të reja të Kryeministrit.

Postuar: 17/07/2019 - 10:38

Ish ministri Saimir Tahiri ka dalë në një deklaratë për mediat  pas shtyrjes së seancës gjyq

Postuar: 17/07/2019 - 10:28

Menjëherë pas shtyrjes së seancës gjyqësore nga Krimet e Rënda, ish-ministri Saimir Tahiri në një

Postuar: 17/07/2019 - 10:23

Ditën e sotme po zhvillohet seanca te Gjykata e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm Sa

Postuar: 17/07/2019 - 10:19

Partia Socialiste ka marrë një nismë me firmat e 28 deputetëve për të shkarkuar Arben Malajn si a

Postuar: 17/07/2019 - 10:00

Deputetja Rudina Hajdari e ka quajtur abuzim dhe aferë korruptive të qeverisë hartimin e projektl

Postuar: 17/07/2019 - 10:00

Disa eksponentë të rëndësishëm të PS nuk do jenë në datën 22 korrik në Tiranë.