BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Pushimi i çështjes së Lulzim Bashës, Erion Braçe: E pranoi lobimin në SHBA, por gjykata ia shpalli fjalën të papërdorshme

Pushimi i çështjes së Lulzim Bashës, Erion Braçe: E

Pushimi i çështjes së lotimeve të PD nga Prokuroria e Tiranës ka ndezur politikën në vend. Zëvendëskryeministri Erion Braçe, reagoi dje pas pushimit nga gjykata të çështjes së lobimit të PD-së në SHBA. Braçe u shpreh se nuk ka gjë më të rëndë për një politikan se sa një gjykatës ta shpallë fjalën e tij të papërdorshme. “Për ta shfajësuar nga një akuzë e rëndë, gjykatësi i tij ka shpallur dëshmitë e tij, fjalën e Lulzim Bashës domethënë, të papërdorshme. Si mund të besohet ky njeri kur flet, pasi gjykatësi e shpall të papërdorshëm? Bëhet fjalë për këtë deklaratë në video ku: Lulzim Basha pranon me zë e figurë, publikisht se Nik Muzin, partneri i tij, ka marrë 500 mijë dollarë nga PD përmes fondeve të mbledhura nga shqiptarë të PD-së në Amerikë. Shiheni si betohet! Shihni sa i sigurt është për faktin dhe ligjshmërinë e tij në Amerikë”, tha Braçe. Në profilin e tij në rrjetin social Facebook, zëvendëskryeministri ka shpërndarë një video të kryedemokratit Basha, kur ka folur në një studio televizive. Po ashtu Braçe tha se gjykatësi i Bashës thotë në vendim që Nik Muzin nuk i ka marrë këto para. “Lulzim Basha ka folur para se të flasë gjykatësi. Ndaj gjykatësi, në bazë të alibisë së avokatit të Lulzim Bashës, “nuk kemi paguar para për Nik Muzin”, shpall të papërdorshëm Lulzim Bashën. Pra, Lulzim Basha pranon botërisht se Nik Muzin ka marrë para nga shqiptarët e PD-së në Amerikë, gjykatësi i tij thotë se dëshmia e tij është e papërdorshme sepse se ka pyetur kush e ka folur pa leje”, ka deklaruar Braçe. Mes të tjerash, në reagimin e tij sa i takon dosjes së Bashës për lobimin rus, zëvendëskryeministri tha se ky sistem duhet goditur. Braçe u shpreh se kjo gjë duhet bërë sa më shpejt. “Kam që dje kur lexova vendimin që qesh me lot! Si mundet njeriu politikan të katandiset deri këtu, të delegjitimohet sa të pranoj të jetë i papërdorshëm? Si mundet njeriu gjykatës të katandiset deri këtu sa të vendosë që atë që ti thua, dëshmon, betohesh mbi të, të refuzojë ta marrë parasysh?! Ky nuk është sistem drejtësie. Ky është llum! Unë qesh, ti e ne gjithashtu, por ky llum po thellon pabarazinë para ligjit në këtë vend. E bën për politikanë nga të cilët është emëruar, fiton imunitet përmes tyre dhe, e bën edhe për kriminelë pastaj! Duhet goditur ky sistem! Pa as më të voglën brerje ndërgjegjeje, zero”, tha Braçe.

Më të lexuarat