Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pyetet Bushati/ Pse PS paguan për lobim tek administrata e Donald Trump, kur është në qeveri? Ja përgjigjia e tij

Postuar: 21/04/2017 - 10:48

Ministri Bushati, i cili po zhvillon  një vizitë në SHBA, është pyetur nga Zëri i Amerikës përse PS paguan për lobim tek administrata e Donald Trump, kur është në qeveri. Partia Socialiste ka nënshkruar marrëveshje me një zyrë lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ja si vijon përgjigjia e ministrit:

Zëri i Amerikës: Ju zoti ministër keni qenë gjatë administratës së re amerikane dy herë në Uashington. Pra keni kontakte dhe akses të konsiderueshëm, tek administrata amerikane. Megjithatë sikurse parti të tjera ajo Demokratike dhe LSI-ja edhe Partia Socialiste ka nënshkruar marrëveshje për të zhvilluar lobizëm në Shtetet e Bashkuara. Pse është e nevojshme kjo kur ju e keni tashmë këtë akses?

Ditmir Bushati: Kam përshtypjen që kjo është një praktikë që e ndjekin shumë parti në botë për të patur një përfaqësim më të mirë, për t’i kanalizuar pikëpamjet e tyre në Uashington, kur dihet që Uashigtoni është qendra kryesore e politikëbërjes sot për sot në botë. Përsa i përket raporteve të qeverisë shqiptare me atë amerikane mund të them që partneriteti strategjik ndërmjet nesh do të vijojë të thellohet dhe dua t’ju siguroj që në një të ardhme të afërt ne do të kemi zhvillime në këtë drejtim dhe kontakte në nivele më të larta me administratën e re amerikane.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/04/2017 - 20:30

Një 46-vjeçar është arrestuar sot në Rinas pasi ka tentuar të udhëtojë me një kartë identiteti italiane të falsifikuar.

Altin Merko nga Vlora, synonte që përmes mjetit të identifikues të falsifikuar të shkonte në Greqi më pas prej aty të udhëtonte drejt Anglisë.

Negociatat pa rezultat, Meta dhe Rama i rrëzojnë qeverinë teknike Bashës

Postuar: 25/04/2017 - 20:27

Nuk ka tërheqje nga opozita.

Postuar: 25/04/2017 - 19:43

Përfundon takimi i eurodeputetit David McAllister dhe kreut të opozitës Lulzim Bashës.

Postuar: 25/04/2017 - 19:18

Orët në vijim janë padyshim të ethshme për politikën shqiptare.

Postuar: 25/04/2017 - 18:34

Deputeti socialist, Erion Braçe, i ftuar në "45 minuta" në Report Tv u shpreh  se mazhoranca ka pranuar dokumentin e negociatorëve të BE, David McAllister dhe Knu

Postuar: 25/04/2017 - 18:28

Kryeminsitrit Edi Rama pas takimit me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, në ambientet e kryesisë së Kuvendit u është përgjigjur gazetarëve me një batutë.

Postuar: 25/04/2017 - 18:00

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, reagoi në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në hyrje të Durrësit, ku pas një atentati humbi jetën ish- efek