BREAKING NEWS

Shteti i tij për tu marrë shembull, mjeku suedez hedh dritë mbi të vërtetat e pandemisë dhe skandalin e numrit të vdekjeve: E kuptuam situatën menjëherë, jam i gatshëm të vë bast se vendet që janë mbyllur ...

Shteti i tij për tu marrë shembull, mjeku suedez hedh dritë mbi
x

Politike

“Qëndrojini marrëveshjes së 5 qershorit”, Konservatorët Europianë i drejtojnë thirrjen e fortë qeverisë shqiptare për ndryshmet kushtetuese (MESAZHI)

“Qëndrojini marrëveshjes së 5 qershorit”,

Partia e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë – ECR, ka reaguar për miratimin e ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë.

Sipas ECR këto ndryshime bien ndesh me rekomandimet e OSBE-se dhe janë të papajtueshme me standartet e NATO-s dhe Bashkimit Europian.

Deklarata e plotë e Partisë së Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë- ECR:

“Partia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë- ECR dënon me forcë thyerjen e qëllimshme nga kryeministri Rama të konsensusit që partitë politike në Shqipëri arritën në 5 qershor me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, për Reformën e Kodit Zgjedhor të Shqipërisë.

Veprimi i njëanshëm i qeverisë Rama për të ndryshuar Kushtetutën, duke ndryshuar rregullat elektorale vetëm disa muaj para zgjedhjeve të planifikuara, me qëllim për të ndaluar partitë e opozitës të krijojnë koalicione elektorale, shkon kundër orientimit europian të Shqipërisë.

Partia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë-ECR është shumë e shqetësuar me këtë praktikë, e cila është në kundërshtim të rekomandimeve të OSBE-së për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe që është i papajtueshëm me standartet dhe normat demokratike të NATO-s dhe vendeve anëtare të BE-së. Partia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë – ECR i bën thirrje partisë qeverisëse në Shqipërisë ti qëndrojë Marrëveshjes së 5 qershorit për Reformën Zgjedhore dhe kodifikimit të saj të miratuar në mënyrë konsensuale, që është tani ligj.

Më të lexuarat