BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Politike

Qetësohen raportet Rama-Meta, presidenti dekreton qeverinë e re 4 ditë para skadimit të afatit, nuk krijon pengesë për asnjë ministër

Qetësohen raportet Rama-Meta, presidenti dekreton qeverinë e re 4

Pavarësisht përbetimeve dhe kërcënimeve, presidenti Ilir Meta ka dekretuar dje qeverinë e re “Rama 3”. Në 11 shator presidenti Meta dekretoi emërimin e Edi Ramës si kryeministër të Republikës së Shqipërisë, ndërsa dy ditë më pas, ai iu drejtua me një shkresë zyrtare Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme, ku kërkonte që t’i vinin në dispozicion çdo të dhënë në lidhje me proceset hetimore apo penale që mund të ishin nisur për emrat e propozuar për ministra të rinj në qeverinë “Rama 3”. Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK iu përgjigjën me shpejtësi kërkesës së kreut të shtetit, duke e vënë atë në dijeni se asnjë nga emrat për ministra nuk është proceduar dhe është në hetim. Por pas marrjes së këtij informacioni, ditën e djeshme presidenti Meta ka dekretuar qeverinë “Rama 3” dhe ia ka dërguar dekretin Kuvendit të Shqipërisë. Në dekretin që është publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, Meta bën me dije se ka dekretuar të gjithë ministrat, duke u dhënë atyre mundësinë që të nisin zyrtarisht detyrën. Kujtojmë që ky vendim i presidentit Meta vjen fill dy ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme i ktheu përgjigje kreut të shtetit në lidhje me verifikimin e ministrave të rinj të kabinetit dhe disa orë pasi SPAK i dha dritën jeshile gjithashtu. Më konkretisht, dje SPAK i ka kthyer të njëjtën përgjigje si Prokuroria e Përgjithshme, kreut të shtetit për ministrat, ndërsa thekson se asnjë prej emrave të paraqitura nga presidenti nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme. “Asnjë prej emrave të paraqitur nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme”, thuhet në përgjigjen e SPAK. Ajo që bie në sy është se Meta ka dekretuar ministrat 4 ditë para skadimit të afatit. Tani pritet që të mblidhet Kuvendi dhe të bëjë votimin e qeverisë së re.

Qetësohen ujërat Rama-Meta

Por përpara se presidenti Ilir Meta të dekretonte qeverinë e re “Rama 3”, janë dhënë sinjale se raportet mes tij dhe kryeministrit Edi Rama janë qetësuar. Kjo ka bërë që të gjitha kërcënimet dhe përplasjet mes dy krerëve të shtetit të sfumohen, duke i hapur kështu rrugë “armë pushimit”. Gazeta po sjell sot për lexuesin disa nga arsyet që çuan presidentin Meta të mos bllokonte dekretimin e qeverisë së re. Kështu, sinjalin e parë e lëshoi vetë kreu i shtetit, i cili ditën kur Lindita Nikolla u votua si kryetare e re e Kuvendit, reagoi dhe e përshëndeti vendimin e Parlamentit, ndërsa mes rreshtash u kujdes që të sulmonte edhe kryedemokratin Lulzim Basha sa i takon djegies së mandateve. Madje, zoti Meta i thuri elozhe kryeparlamentares Nikolla, kur thoshte se mezi pret të bashkëpunonte me të si President i Republikës së Shqipërisë. Ndërsa sinjali i dytë u dha po ditën kur u votua Nikolla si kryetare e Kuvendit, ku nga 74 vota që ka Partia Socialiste për të votuan 79 deputetë. Pra 5 deputetë më shumë, ku nga këta 3 i ka Partia Social Demokrate dhe 2 i bie që ishin të opozitës. Por Partia Demokratike dhe aleatët e saj tradicionale, përveç LSI-së dhe PBDNJ-së, nuk votuan, pasi i grisën fletët e votimit. Kështu që 2 votat për Nikollën kanë shkuar nga LSI, pasi vetëm kreu i PBDNJ, Vangjel Dule deklaroi gjatë një prononcimi për mediat se ai kishte votuar kundër. Pra, të gjitha këto tregojnë se janë qetësuar ujërat Rama-Meta.