Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qeveri tranzitore? LSI e thotë hapur: Ja përse u dogjën mandatet!

Postuar: 22/04/2019 - 18:43

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, tha në një intervistë për emisionin ‘KafeIN’, se vendi ndodhet në një “një krizë politike, institucionale, dhe një mosfunksionim i dy pushteteve”.

“Qoftë të pushtetit legjislativ i cili ka humbur tashmë pluralizmin politik dhe mbas vendimit të opozitës për djegien e mandateve kemi një Parlamenti ilegjitim i provuar tashmë nga përgjimi jo i rastësishëm por nga ai i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Evidentohej qartë lidhja e krimit me blerjen e votës të zgjedhjeve te 2017. Gjë që çoi padyshim në një vendimmarrje shumë të fortë, ekstreme, të djegies së mandateve”, tha Xhixho.

Më tej Xhixho tha se në sondazhin e fundit që është bërë nga Komiteti i Helsinkit, i mbështetur nga fondacioni për shoqëri të hapur del që 63% e shqiptarëve nuk besojnë të procesi i Vettingut dhe se ky sistem do të pastrohet.

“Besueshmëria ka rënë sepse Vettingu është shumë i ngadaltë me standarde te dyfishta dhe hetimi i subjekteve nuk është kryer me te njëjtën metodologji gjithmonë, kjo e raportuar se fundmi nga Brukseli si shqetësim i Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit i cili ja ka përcjell dhe zyrave në Tiranë tashmë. Kemi parasysh që nga 800 prokurorë dhe gjyqtarë që janë në sistem vetëm 130 e kanë kryer deri më sot”, theksoi Xhixho.

Sipas nënkryetares së LSI-së, për të zgjidhur këtë krizë, vendi ka nevojë për një zgjidhje politike.

“Zgjidhja politike zgjidhet nga palët ,që do të thotë që kushtet që ne kemi vendosur për të hyrë në zgjedhje janë pikërisht garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, krijimi i një qeverie tranzitore, e cila do të mund të kishte disa objektiva, ndër të cilat garantimi i zgjedhjeve, ecja përpara e proceseve integruese të vendit”, tha Xhixho.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 23:30

Raportuesi për Shqipërinë në KE Knut Fleckenstein, nuk do të jetë më eurodeputet.

Postuar: 26/05/2019 - 22:59

Ish- ministri,Ylli Manjani nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook nuk i ka kursyer iron

Postuar: 26/05/2019 - 22:10

Mediat greke kanë komentuar publikimin e fotove të Ramës duke konsumuar drogë nga Sali Berishës n

Postuar: 26/05/2019 - 21:10

Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në Fax News ka komentuar protestën e opozitës ku sipas tij ishte ma

Postuar: 26/05/2019 - 20:10

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka refuzuar propozimin e Kosovës, që Arbër Abazi të emër

Postuar: 26/05/2019 - 19:35

Kryetari demokrat, Lulzim Basha, reagoi sërish për protestën e ditës së shtunë.

Postuar: 26/05/2019 - 18:53

Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot Tropojën, ku edhe ka marrë pjesë në Festivalin e Parë Mbarëk