Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qeveria “Rama 2” mblidhet sot, ja vendimet që do të miratohen

Postuar: 13/09/2017 - 16:22

Pas krijimit të saj qeveria “Rama 2” do të mblidhet sot për herë të parë pas krijimit të saj dhe dekretimit nga Presidenti.

Mbledhja do të mbahet pas ceremonisë së betimit tek Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Sipas burimeve në mbledhjen e parë të qeverisë janë 10 pika në rendin e ditës. Po kështu mësohet se vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit të Skënderbeut.

Po kështu në mbledhjen e ekzekutivit pritet të ngrihet komisioni i posaçëm për figurën e Skënderbeut. Vendimi tjetër ka të bëjë me certifikatat, që do të sjellë lehtësim të burokracive administrative.

Gjithashtu burime bëjnë të ditur se pritet një tjetër vendim për godinën e Lidhjes së Shkrimtarëve.

Një vendim tjetër që pritet sot nga Këshillimi i Ministrave ka të bëjë me një fond ndihme ndaj SHBA për të prekurit nga uragani “Irma”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/09/2017 - 09:14

Ushtarakët kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të rrëzojë vendimin e Gjykatës së Lartë sa i takon pensioneve për këtë kategori. Dy ditë më parë, Kushtetuesja vendosi që më datën 10 tetor të mbajë seancën e parë mbi ankimin që i është bërë vendimit të Gjykatës së Lartë.

Postuar: 24/09/2017 - 09:12

Ish-të përndjekurit politikë pas një kohe relativisht të gjatë i janë rikthyer përsëri grevave të urisë.

Postuar: 24/09/2017 - 09:07

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Flekenshtajn, ka zbardhur qëllimin e vizitës së tij, zhvilluar pak ditë më parë në Tiranë.

Postuar: 24/09/2017 - 09:03

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme zhvilloi një takim në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres.

Postuar: 24/09/2017 - 09:00

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur krerët e degëve në Tiranë, me të cilët ka diskutuar në lidhje me analizën e humbjes dhe ristrukturimit të partisë.

Postuar: 24/09/2017 - 08:57

Gent Malko, anëtar i kryesisë i së Partisë Demokratike, një prej zërave kritikë të Lulzim Bashës, ka deklaruar se kjo forcë duhet të ringrihet duke fituar besimin e elektoratit

Postuar: 24/09/2017 - 08:55

Partitë e vogla kanë sfiduar PD-PS-LSI sa i takon reformës zgjedhore. Këto forca kanë nisur punën duke mënjanur aleatë e vegjël, por kjo nuk është pranuar prej tyre.