
Paralajmërimi i bujshëm i John Bolton: Ju tregoj si do të ndikojë roli i Joe Biden në bisedimet Kosovë – Serbi (VIDEO)

Qeveria detyrohet të shtojë pavionet për koronavirusin, Rama të tjera kritika opozitës mbi akuzat për viktimat e masat

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 23 Nëntor 2020

Vijon të rritet numri i rasteve të personave që po humbin betejën me Covid-19 në vend, po ashtu edhe numri i të infektuarve. Si pasojë e shtimit të rasteve qeveria ka marr masa që të shtojë edhe kapacitet në spitale. Shumë shpejt pritet të hapet pavioni i tretë i spitalit Covid 3, ndërsa po ashtu edhe brenda javës do të hapet edhe spitali Covid 4. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë në total në 4 spitalet Covid janë 550 shtretër, ku në spitalin Covid 3 janë 150 shtretër, pavioni i fundit me 50 shtretër, ndërsa Covid 4 që do të hapet brenda javës ka 100 shtretër. Përveç spitaleve në kryeqytet, ku është përqendruar edhe numri më i madh i të prekurve me covid, gjithashtu do të hapen disa spitale rajonale për trajtimin e pacientëve. Nëndrejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Arjana Strakosha bën me dije se është gati pavioni i tretë në spitalin Covid 3, ndërsa u shpreh se në spitale ka shtretër të lirë për të ardhur ne shërbim të qytetarëve. “Sikurse e shihni kemi kapacitete shtretërish të lirë për t’u shërbyer qytetarëve. Në gjendje të gatshme për të pritur të gjitha llojet e stadeve të sëmundjeve, me investimet përkatëse”, tha Strakosha. Ndër të tjera Strakosha shpjegon se në skenarët e parashikuar, në gjendje për të pritur të sëmurët është dhe Covid 4, pasi të mbushen gjithë kapacitetet e Covid 1, Covid 2 dhe Covid 3. Ajo ka bërë një apel për qytetarët për të respektuar rregullat e vendosura nga qeveria për të shmangur fluksin në spitale dhe për ta përballuar sa më lehtë fluksin e pacientëve. “Nga na tjetër për të eliminuar pikërisht dyndjen të sëmurëve drejt spitaleve, u bëj edhe njëherë thirrje qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet rregullat. Nuk është sëmundje e lehtë. Nuk është shaka. Duhet ruajtur distancimi, duhet të evitohen festat, duhet të evitohen baret, duhet të evitohen ditëlindjet, pra shumë gjëra që tashmë i dimë. Në këtë mënyrë, ne të gjithë luftojmë sëmundjen, edhe e përballojmë akoma më lehtë, pikërisht edhe fluksin e pacientëve të cilët kanë nevojë për hospitalizim”, theksoi Strakosha. Rritja e kapacitete në spitale dhe hapja e Covid 4 ka ardhur pas rritjes së numrit të të prekurve me Covid-19. Kujtojmë se në vend janë 32.196 persona pozitivë, ndër ta 16.042 aktivë. Fatmirësisht kanë arritur të fitojnë betejën 15.469 pacientë të prekur me Covid dhe nuk kanë mundur të mbijetojnë 685.
Rama akuza ndaj opozitës
Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e djeshme pamjet e pediatrisë së Durrësit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama bën me dije se në këtë spital do të jenë gati rreth 90 shtretër për të ardhur në shërbim të qytetarëve. Kryeministri Rama me anë të këtyre pamjeve ka thumbuar edhe opozitën, lidhur me akuzat e kësaj të fundit për fshehjen e numrit të viktimave të Covid-19. Rama shprehet se me spitalin e ri të fëmijëve shihet qartë dallimi mes ambicies së qeverisë dhe errësirës së trashëguar nga opozita. “Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Spitali i ri i Fëmijëve Durrës ku shihet qartë dallimi mes errësirës që trashëguam, prej atyre që edhe të vdekurit i trazojnë me luftën e tyre qorre për pushtet dhe ambicies tonë, për shëndetësinë e Shqipërisë ju uroj të gjithëve një të dielë të mbarë”, shkruan Rama.
Më të lexuarat


SURPRIZA! Ish-këshilltari i Edi Ramës del në krah të Monika Kryemadhit (Emri)

Do të vaksinohet? Meta i jep mesazhin e fortë Ramës: Më shqetëson shumë fakti që...

Zgjedhjet në Kosovë / Lëvizja Vetëvendosje publikon listën prej 110 kandidatësh

“Do të ndodhë përmbysja e madhe", Ilir Meta paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare

Do të jetë përsëri Kryetar Shteti? Ilir Meta e thotë për herë të parë: Ja ku e shoh veten pas 2022-it

Koalicion i madh PD-PS? Përgjigjet Ilir Meta dhe paralajmëron ‘fundin tragjik’ për Ramën

Letra e ambasadës franceze për Ramën, shpërthen Basha: E turpshme! Tirja i qeverisë sulmon...

I japin Ramës një dhuratë! Nxënësit përballen me të papriturën: Do ta vendos tek Kryeministria (VIDEO)

“Ata që janë shpallur non grata nga SHBA nuk duhet të kandidojnë”, Manjani i jep përgjigjen e fortë Yuri Kim: Kështu nuk kemi gjë në terezi, pasi...

“Kurtit i është rritur pasuria nga 0 në 400 mijë euro”/ Zëdhënësi i PDK’së zbardh pasurinë marramendëse: 40 mijë euro vetëm pagë vjetore
