Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qeveria do të rimbursojë fishat e diabetit për fëmijët, Manastirliu: 1.2 milionë lekë në vit kursim për familjet

Postuar: 15/11/2017 - 08:25

Qeveria, përmes buxhetit të vitit 2018, do të rimbursojë fishat e diabetit për të gjithë fëmijët e Shqipërisë. Këtë gjë e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dje, në Ditën Ndërkombëtare të Diabetit, teksa vizitoi një familje shqiptare, ku vajza 12-vjeçare është e diagnostikuar me diabet. Sipas Manastirliut, tashmë qeveria nuk do të rimbursojë më vetëm insulinën për diabetikët e çdo moshe. “Momentalisht rimbursojmë 100% insulinat për të gjithë pacientët, qofshin fëmijë, qofshin të rritur. Mirëpo për fëmijët, familjeve u kushton shumë blerja e fishave. 100 mijë lekë në muaj, madje edhe më tepër i kushton çdo familjeje blerja e fishave të diabetit. Janë 1800 fëmijë në të gjithë Shqipërinë, të cilët vuajnë nga diabeti, për të cilët qeveria planifikon rimbursimin për vitin 2018 të fishave të diabetit. Kjo do të thotë, mesatarisht 1.2 milionë lekë në vit kursim për familjet”, deklaroi ministrja. Sakaq, kryeministri Edi Rama, i cili ishte po ashtu i pranishëm në këtë vizitë, deklaroi se kjo është një barrë e madhe që lehtësohet nga buxheti i familjeve. “Jemi këtu për t’u thënë se do t’ua lehtësojmë këtë barrë. Është një barrë e madhe, por që na takon ne që ta marrim përsipër për fëmijët, pasi për familjet është hall i madh për t’u marrë me këtë sëmundje, që me përparimet e shkencës kam shumë besim që do të vijë dita më herët se vonë t’i gjendet një zgjidhje. Por, ndërkohë, ne na duhet të zgjidhim këtë që e kemi më imediate, që të paguajmë nga buxheti fishat për të gjithë fëmijët”, theksoi lideri i qeverisë. Ministrja Manastirliu sqaroi gjithashtu se familjet do të lehtësohen ndjeshëm edhe nga burokracitë e përfitimit të ndihmës ekonomike që jep shteti për këto familje. “Kemi vendosur që në kuadër edhe të burokracive që ekzistojnë për marrjen e ndihmës që i alokon shteti të gjithë pjesës së fëmijëve që marrin pagesë invaliditeti, të heqim paraqitjen tek shërbimi social shtetëror, një herë në vit”, tha Ogerta Manastirliu.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/02/2018 - 17:48

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka ngritur dy shqetësime lidhur me ligjin e pronave të sjellë në Kuvend. Sipas Tabaku, ai ligj është pjesërisht antikushtetues dhe ka dhënë arsyet pse.

Postuar: 17/02/2018 - 17:10

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar mbi çështjen e Adriatik Llallës, ku SHBA-ja i ka mohuar vizën pasi e cilëson si të përfshirë në akuza mbi afera të mëdha korru

Postuar: 17/02/2018 - 16:04

Partia Demokratike ka njoftuar sot se kryetari i saj Lulzim Basha gjatë Samitit të udhëheqësve botërorë të partive të qendrës së Djathtë ka shprehur në Budapest vlerësimin e opo

Postuar: 17/02/2018 - 12:45

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformë Zgjedhore, Bledi Çuçi sot ka kundërshtuar qëndrimin e Oerd Bylykbashit, i cili dje tha se zyrtarisht Komisioni i Reformës Zgjed

Postuar: 17/02/2018 - 12:08

Ish-kryeministri Sali Berisha uron sot diten e madhe per Kosoven dhe shqiptaret.

Berisha shkruan se Kosova është faktor i rëndësishëm paqe dhe stabiliteti në rajon.

Postuar: 17/02/2018 - 11:57

Në raportin e inspektorëve të UEFA-s të publikuar dy ditë më parë, përmendej edhe emri ish-deputetit demokrat Dashnor Sula, që ka qenë presidenti i Shkumbinit të Peqinit.

Postuar: 17/02/2018 - 11:42

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, me anë të një videomesazhi ka uruar të gjithë qytetarët për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.