BREAKING NEWS

Ku qëndron ngërçi për Reformën Zgjedhore? Ja 3 pikat e nxehta që po mbajnë pezull marrëveshjen PS-opozitë pavarësisht presionit të SHBA dhe BE

Ku qëndron ngërçi për Reformën Zgjedhore? Ja 3 pikat
x

Politike

“Qeveria duhet të mendojë për 90% të shqiptarëve”, Tabaku shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Kjo është arsyeja e vërtetë pse po tregon arrogancë!

“Qeveria duhet të mendojë për 90% të

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ha hedhur një lumë akuzash ndaj masave të marra nga qeveria për luftën kundër koronavirusit.

Në një intervistë për ABC News, Takabu komentoi edhe mënyrën e komunikimit të kryeministrit me qytetarët.

Ajo theksoi se gjatë kësaj situate opozita ka qenë e drejtpërdrejtë për mungesën e transparencës. Sipas saj është e papranueshme numri i vogël i bizneseve të mbështetur nga qeveria. Tabaku u shpreh se qeveria po bën një luftë politike që nuk është e domosdoshme dhe se qeveria po tregon arrogancën e saj në këtë situatë.

“Nuk ka pasur asnjë plan ekonomik të plotë. Ne kemi përshëndetur masat sociale të rritje së pagesës, por kemi ngritur shqetësimin që shumë pak individë po e marrin dhe nuk transparencë për këtë proces”, deklaroi Tabaku.

Më tej Tabaku tha se bizneset po përjashtohen nga ndihma sepse qeveria nuk ka fonde.

“Një ndër hapat për të ndihmuar biznesin është përfshirja e të gjithëve në paketë dhe asnjë biznes të mos diskriminohet. Qeveria duhet të mendojë për 90% të shqiptarëve”, tha Tabaku.