BREAKING NEWS

“Kjo është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh”/ Emocionohet kryeministri Rama, nderon në Kosovë akademikun shumë të njohur me “Yllin e Medaljes”: Zotni burrë, vetëdija e tij është tipar dallues!

“Kjo është një ditë që kam dashur të
x
BREAKING NEWS

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për çfarë kanë rënë dakord me Albin Kurtin: Do ndodhë në javën e fundit të nëntorit

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për
x
BREAKING NEWS

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama mban qëndrimin e prerë për tensionet në Veri dhe jep mesazhin e fortë: E drejta është me...(VIDEO-LIVE)

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët, kryeministri i Kosovës mesazh të fuqishëm

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët,
x
BREAKING NEWS

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë Berishën drejt SPAK, gjenerali zbërthehet te amerikanët për aferën e Gërdecit

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë
x
BREAKING NEWS

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan Hoxhës në ambasadën amerikane dhe akuzat ndaj Shkëlzen Berishës

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan
x
BREAKING NEWS

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas epokës Merkel, ja rezultati paraprak i zgjedhjeve në Gjermani

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas
x

Politike

Qeveria e re, vetëm 4 ministra gëzojnë besimin e Ramës, ja kush rrezikon largimin dhe ndryshimi i strukturës së ministrive

Qeveria e re, vetëm 4 ministra gëzojnë besimin e Ramës, ja

Kryeministri Edi Rama pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në qeverinë e re. PS fitoi mandatin e tretë dhe për shumë ekspertë, ky mandat është sfidues pas 2 mandateve dhe sinjalet janë se kryeministri ka nisur të projektojë kabinetin e ri. Këshilltari i tij, Baton Haxhiu dy ditë më para dha sinjale se do të kemi një qeveri më shumë politike sesa teknike. Sipas tij, mund të kemi deputetë në kabinet për të ndalur çarjet në parti. Ndërkohë Sekretari Organizativ Arben Pëllumbi ka dhënë sinjale se deputetët me më shumë vota do jenë në kabinet. Megjithatë sinjalet janë se pjesa dërrmuese e ministrave do të largohen, ndërkohë disa të tjerë mund të ndryshojnë poste. Nëse shohim qëndrimet e kryeministrit në këto ditë vere, rezulton se ai promovon vetëm 3 emra. E para është ministrja e Transportit Belinda Balluku. Kjo e fundit çdo ditë shfaqet në media duke inspektuar rrugë dhe në shumë raste ka qenë në krah të Ramës. Por në PS po flitet se ajo mund të jetë kandidate për Bashkinë e Tiranës nëse kemi zgjedhje të reja vendore. Gjykata Kushtetuese do të vendosë në tetor dhe shanset që të ripërsëriten zgjedhjet janë të mëdha. Balluku doli deputetja më e votuar në Tiranë dhe thuhet se ajo mund të zëvendësojë Veliajn. Një emër tjetër që gëzon besimin e kryeministrit është ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ajo i ka qëndruar linjës së shefit të qeverisë sa i takon menaxhimit të pandemisë dhe duke qenë se jemi në një situatë ende delikate, mund të thuhet se do jetë në postin mban. Ndërkohë emri i tretë që po jep sinjale kohët e fundit se mund të mos lëvizë është ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Kjo e fundit gëzon mbështetjen e kreut të grupit të PS, Taulant Balla dhe mund të thuhet se është më pak e rrezikuar nga furtuna në shtator. Po ashtu edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gëzon simpatinë e kryeministrit. Këta 4 ministra promovohen dhe mbështeten në publik nga shefi i qeverisë, ndërsa për emrat e tjerë kanë nisur të bien kambanat e alarmit.

Të rrezikuarit

Nëse i marrim me radhë emrat, zv/kryeministri Erion Braçe thuhet se do të lëvizë nga ky post. Në shumë raste ai ka qenë tepër kritik ndaj institucioneve. Olta Xhaçka hyn tek njerëzit e besuar të kryeministrit, por duket sikur nuk e gjen veten në postin e ministres së Jashtme dhe sinjalet janë se mund të ndërrojë dikaster. Integrimi është prioritet kryesor dhe në këtë ministri Rama pritet të vërë një diplomat karriere. Anila Denaj është eksperte në fushën e Financave, por sipas informacioneve Rama pritet të vërë aty një deputet të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për një emër që ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në disa institucione dhe më pas u bë deputet. Gjonaj ka shumë vite në krye të Ministrisë së Drejtësisë dhe sinjalet janë se duhet një frymë e re në këtë post. Elva Margariti dhe Niko Peleshi po ashtu janë dy ministra që mund të lëvizin. Po ashtu të rrezikuar janë dhe Majko, Shalsi apo Klosi. Sipas burimeve ndryshime mund të ketë dhe në strukturën e ministrive. Ministritë e shteti mund të hiqen. Po ashtu mund të kemi ndarje të disa dikastereve, si për shembull Ministria e Financave mund të jetë më vete. Transportet dhe Ministria e Bujqësisë po ashtu. Sinjalet janë se do të kemi zhvillime të forta në shtator.  

Ja përbërja e qeverisë

Edi Rama- Kryeministër/

Erion Braçe- Zëvendëskryeministër

Olta Xhaçka- Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Niko Peleshi- Ministër i Mbrojtjes

Bledi Çuçi- Ministër i Brendshëm

Anila Denaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Belinda Balluku- Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Evis Kushi- Ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Etilda Gjonaj- Ministër i Drejtësisë

Elva Margariti- Ministër i Kulturës

Milva Ekonomi- Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Arben Ahmetaj- Ministri i Shtetit për Rindërtimin

Ogerta Manastirliu- Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Blendi Klosi- Ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Pandeli Majko- Ministër i Shtetit për Diasporën

Eduard Shalsi- Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Elisa Spiropali- Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Më të lexuarat