BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Qeveria jep sinjale për të kthyer masat izoluese, mbyllen universitetet dhe konviktet, drejt kufizimit të orarit për lokalet

Qeveria jep sinjale për të kthyer masat izoluese, mbyllen

Qeveria paralajmëron kthim të masave izoluese. Prej disa javësh vendi ynë po përballet me një numër në rritje të rasteve me koronavirus, çka ka detyruar qeverinë të përforcojë protokollin e masave kufizuese. Qe në miratimin e vendimit për vendosjen e maskave me detyrim, dukej që shtimi i masave nuk do të mbetej me kaq. Vetëm pak ditë para fillimit të viti të ri akademik Ministria e Shëndetësisë deklaroi se mësimi do të zhvillohet vetëm online, ndërsa auditorët dhe konviktet do të qëndrojnë të mbyllur deri në një vendim të dytë. Ditën e djeshme në një deklaratë për mediat zv/ ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se Komiteti Teknik i Ekspertëve është në diskutim e sipër edhe për mbylljen e lokaleve dhe restoranteve pas orës 10 të mbrëmjes. “Në mbledhjen e zhvilluar pak momente më parë Komitetin Teknik i Eksperteve, ka analizuar situatën dhe risqet, kemi vlerësuar situatën në rajon dhe Europë, masat e ndërmarra nga këto vende, zbatimin e masave në vendin tonë, ecurinë e epidemisë në vend dhe kemi vendosur unanimisht të propozojmë që universitetet të zhvillojnë vetëm mësim on-line, për të paktën një muaj. Pra mësim vetëm ne distancë të paktën për muajin e parë të hapjes duke vlerësuar situatën ne dinamike. Në këtë kuadër, konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë. Njëkohësisht po vlerësohet edhe mbyllja e bareve dhe kafeneve në zonën e bllokut në Tiranë pas orës 22:00 duke qenë se konstatohet një vatër e rrezikshme, sidomos gjatë orëve të natës”, tha Rakacolli. Sakaq marrja e këtij vendimi jep sinjale se vendi po shkon drejt rikthimit të masave të tjera kufizuese. Sipas Rakacollit, Komiteti ishte i detyruar të merrte këtë vendim duke qenë se, janë shtuar vatrat e reja të infeksionit me hapjen e bareve dhe ardhjen e sezonit të vjeshtës. Prandaj për një periudhë të pacaktuar do të ketë shtim të masave kufizuese. “131 raste për 100 mijë banorë, aktualisht kemi 500 vatra aktive. Vlerësohet se rastet e rritura përkojnë me lehtësimin e masave siç janë hapja e bareve dhe restoranteve dhe të shkollave, por edhe me sezonin e vjeshtës që sjell grumbullimin e njerëzve. Situata në spitale paraqitet me një rritje të rasteve, por në dy javët e fundit ka pasur një qëndrueshmëri. nisur nga dinamika e situatës, komiteti Teknik i Ekspertëve ka vlerësuar se është i nevojshëm që të kemi masa shtesë për të frenuar përhapjen më tej të infeksionit”, u shpreh ajo.

Ja skenari më i keq

Nga ana tjetër qeveria nuk ka reshtur së bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë protokollet për të mos e degraduar më shumë gjendjen shëndetësore në vend. Sakaq ditën e djeshme, gjatë fjalës së saj në Kuvend Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tregoi skenarin më të keq në të cilin do të veprojnë nëse situata përkeqësohet. Sipas saj, nëse qytetarët vijojnë të jenë të pandërgjegjshëm dhe numri i të shtruarve në spitale do t’i kalojë kapacitet, mjekëve do ju duhet të përzgjedhin se kë nga pacientët do të kurojnë të parin. “Kemi marrë masat për menaxhuar situatën me pandeminë në spitale, që secili pacient të marrë shërbimin e nevojshëm. Sepse në të kundërt nëse do një mbingarkesë të spitaleve, atëherë do të kemi do përballemi me zgjedhje, se kush do të trajtohet i pari, sikurse vende të zhvilluara kur ka patur pikërisht flukse të rasteve në spitale ku janë detyruar të zgjedhin kë do fusin në frymëmarrje të drejtuar”, u shpreh ajo. Në mënyrë të përsëritur Manastirliu u bëri thirrje qytetarëve të mendojnë edhe për familjarët e tyre dhe të tregohen kujdesshëm pasi na presin 4 muaj të vështirë në vijim. “Do të jenë 4 muaj të vështirë, do duhet të përgatitemi, të jetojmë në këtë normalitet të ri, sa të kemi mundësi të heqim dorë edhe nga ato takimet e shumta familjare që mund të bëjmë. Kemi nevojë që të jemi sërish të gjithë së bashku, të rezistojmë në këtë luftë të përditshme dhe të mundësojmë që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet, ta bëjmë këtë për vete, për familjet tona, ta bëjmë këtë për të gjithë sistemin shëndetësor”, tha Manastirliu.

Më të lexuarat