BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Qeveria kërkon bashkëpunim ndërkombëtar kundër krimit ekonomik dhe financiar, nxit qytetarët për denoncime

Qeveria kërkon bashkëpunim ndërkombëtar kundër krimit

Qeveria ka si prioritet të luftojë korrupsionin dhe për këtë ka përgatitur edhe një Strategji Ndërsektoriale Antikorrupsion 2018-2020. Ministria e Drejtësisë ka bërë një bilanc të asaj çka është arritur këto 3 muaj në këtë drejtim dhe të asaj çka duhet të bëhet më tej. Në raportin e siguruar nga gazeta, qeveria kërkon një bashkëpunim më të thellë mes autoriteteve tona dhe atyre ndërkombëtare në luftën kundër krimit ekonomik dhe financiar.

“Të ardhurat nga krimi ekonomik dhe financiar shpesh depozitohen ose investohen jashtë vendit. Në këto kushte është e një rëndësie vendimtare që organet ligjzbatuese të bashkëpunojnë me kundër-palët e tyre në vendet e huaja, sidomos për kryerjen e hetimit financiar”, thuhet në raport.

Në zbatim të këtij objektivi, gjatë tremujorit të parë, Ministria e Brendshme ka realizuar 4 marrëveshje me ndërkombëtarët. Në raport kërkohet po ashtu përmirësimi i kuadrit ligjor për ndjekjen penale të krimit ekonomik dhe financiar. Për ta përmbushur këtë objektiv, Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka parashikuar që në 2019 të realizohet raporti mbi vlerësimin e kuadrit ligjor dhe rekomandimet e krijuara institucionale për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve.

Qeveria kërkon po ashtu rritje të transparencës në planifikimin, detajimin, menaxhimin dhe kontrollin e fondeve buxhetore që të mundësohet mirë-përdorimi i fondeve buxhetore. Po ashtu, në raport u bëhet thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast korrupsioni. “Nxitja e publikut për të përdorur aktivisht mekanizmat në denoncimin dhe parandalimin e korrupsionit. Nxitja e publikut për përdorimin e mekanizmave dhe sistemeve të ankesave është një nga instrumentet më efikase në luftën kundër korrupsionit. Në zbatim të këtij objektivi, pranë Portalit të Agjencisë për dialog dhe bashkëqeverisje, për tremujorin e parë 2018, janë regjistruar në total 12,217 ankesa ”, thuhet në raportin tremujor të Ministrisë së Drejtësisë.

 

Më të lexuarat