BREAKING NEWS

“Të gjitha gati brenda vitit 2021”, Rama jep lajmin fantastik

“Të gjitha gati brenda vitit 2021”, Rama jep lajmin fantastik
x

Politike

“Qeveria kujdestare do jetë me persona jo politikë”, befason ish deputeti demokrat, zbulon detajet për zgjedhjet e parakohshme

“Qeveria kujdestare do jetë me persona jo politikë”,

Ish deputet i PD, Andon Frrokaj është shprehur se qeveria kujdestare është krijimi i një qeverie që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.Ai thotë se Partia Demokratike është e vendosur që të mos ketë asnjë qeverisje me PS-në dhe se personat që do të zgjidhjen për qeverinë teknike do të jenë persona jopolitikë.

“Partia demokratike nuk do të qeverisë me PS-së por një qeveri tranzitore që do të menaxhojë situatën parazgjedhore është ajo që ka thënë dhe mbështet PD-ja. Kjo qeveri do të jetë e zgjedhur me persona që gëzojnë integritetin personal dhe shoqëror për të shoqëruar vendin në zgjedhje të lira. Persona jo politike, formula e zgjedhjes do të vijë në hapa të mëtejshëm të këtyre personave, por PD është e e vendosur që të mos ketë asnjë qeverisje me PS-në. PD-ja kërkon vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie tranzitore. Duke futur në draftin e saj mbrojtjen e votës denoncimin e saj në lidhje me çdo abuzim të votës”, tha Frrokaj në Abc News.