Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të reja! Kryeministri Rama paralajmëron valë shkarkimesh: Ja kush do largohet nga detyra

Priten zhvillime të reja! Kryeministri Rama paralajmëron valë
x

Politike

Qeveria ligj të ri për pronat, shtyhet me 6 muaj afati për shqyrtimin e 8 mijë dosjeve

Qeveria ligj të ri për pronat, shtyhet me 6 muaj afati për
Qeveria shqiptare së shpejti do të sjellë për diskutim një ligj të ri për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave të shtetëzuara në mënyrë të padrejtë. Aktualisht janë disa institucione që janë në bisedime e sipër për të gjetur formulën e re të kthimit dhe kompensimit të pronave. Mes këtyre institucioneve është Ministria e Drejtësisë, Banka Botërore dhe grupe të tjera të interesit. Këtë fakt e bëri të ditur nëndrejtori i Agjencisë së Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave, Olti Rakulli në Komisionin e Ekonomisë dhe të Financave, ku kërkoi shtyrjen më 6 muaj për shqyrtimin e mbi 8 mijë dosjeve me ligjin aktual. “Një vit më parë qeveria miratoi një plan veprim. Çështja e pronave është në zgjidhje përfundimtare, ku agjencia së bashku me ekspertë të Ministrisë së Drejtësisë dhe Financave, ka kryer në vijimësi tryeza me diskutime të hapura për konsultimin dhe shqyrtimin e projektligjit të ri për pronat, që do të propozohet së shpejti”, tha Rakulli. Nëndrejtori i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave tha se institucioni është në bisedime me disa palë të tjera. “Pas shqyrtimit të të gjitha alternativave dhe mundësive, në krahasim me situatën e plotë të gjendjes së skanuar ndër vite nga Agjencia ka hartuar një drafti të parë i projektligjit për procesin e njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronës së shtetëzuar në mënyrë të padrejtë.  Ky projektligj është konsultuar edhe me ekspertë të Këshillit të Europës dhe Bankës Botërore, si dhe ekspertë të tjerë që janë thirrur për të asistuar në këtë proces. Aktualisht  ky projektligj është në fazën e marrjes së sugjerimeve nga ekspertë të huaj dhe shumë shpejtë do të kalojë në konsultim me  grupet e interesit”, tha nëndrejtori i Agjencisë për pronat.
 
8 mijë dosje në shqyrtim
 
Shtyhet me 6 muaj afati i dorëzimit të dosjeve për trajtimin e çështjeve të pronësisë. Komisioni i Ekonomisë ka miratuar ndryshimin në ligj i cili i jep të drejtën pronarëve që të dorëzojnë dosjet me dokumente pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronave deri në dhjetor të 2015. Kjo ishte kërkesë e Agjencisë së Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave, që brenda afatit të parashikuar nuk ka marrë të gjitha kërkesat për kompensim financiar të pronave. “Në këto dy dispozita propozuar për ndryshim afati parashikuar nga data 30.4.2015 – 30.10.2015. “Afat ky i nevojshëm për realizimin e reformave të nisura”, tha nëndrejtori i Agjencisë për pronat. Ndërkaq, në komision u bë e ditur se në Agjencinë e Kthimit dhe të kompensimit të pronave janë plotë 8 mijë dosje që ende nuk janë marrë në shqyrtim për kompensim financiar. 
 
Në 2017 përfundojnë dy by passe në Jug
 
Komisioni i Ekonomisë dhe të Financave gjithashtu diskutoi për financimin dhe ndërtimin e dy by-pass-eve në Jug të vendit. Zëvendësministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Ylli Manjani, tha se për avancimin e punimeve do të përzgjidhen dy konsulentë të huaj për By-pass-et. Manjani bëri të ditur se By-pass-i i Fierit do të përfundojë në vitin 2016, ndërsa ai i Vlorës përfundon në shtator 2017. Shuma që është kërkuar për ndërtimin e këtyre dy by-pass-eve është 83 milionë euro.  Erneta Shevroja