BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë", profesori i sëmundjeve infektive jep lajmin që po e prisnim të gjithë: Pandemisë Covid-19 që pushtoi botën, po i vjen fundi! Ja pse nuk do të ketë valë të tretë

"Ndodh për herë të parë", profesori i
x

Politike

Qeveria marrëveshje me Bill Gates për të vaksinuar shqiptarët kundër Covid-19, Rama i merr me shaka akuzat ndaj miliarderit

Qeveria marrëveshje me Bill Gates për të vaksinuar

Edhe pse janë të shumtë ata që e cilësojnë Covid-19 si lojë të Bill Gates, vaksinimi i shqiptarëve do të bëhet nga miliarderi amerikan. Ditën e djeshme ka shkuar në Parlament një marrëveshje me Aleancën Gavi (Gavi the Vaccine Alliance). Nga një kërkim i thjeshtë në internet, rezulton se kjo është një aleancë që financohet nga fondacioni i Bill dhe Melinda Gates. Prej kohësh është aluduar se çdo gjë u bë për vaksinën e Bill Gates dhe tashmë duket se edhe shqiptarët do të jenë pjesë e vaksinës së prodhuar prej tij kundër pandemisë globale Covid-19. Gates i shtriu tentakulat në të gjithë botën për të shitur vaksinën dhe këtij ndikimi nuk i shpëtoi as Shqipëria. Sipas aktmarrëveshjes që është depozituar në Kuvend për miratim, një person do të marrë dy doza vaksine dhe sasia prej 1.14 milionë dozash do të shërbejë për rreth 570 mijë shqiptarë. Në relacion thuhet se është kërkuar të merret e njëjta sasi që është prokuruar edhe për vaksinën e gripit sezonal për vitin 2020-2021. “Komiteti Kombëtar i Imunizimit, me vendimin nr.3, datë 31.8.2020, ka vendosur, si më poshtë vijon: Sigurimi i vaksinës ndaj COVID-19 është i rëndësishëm, si nevojë urgjente për të mbrojtur popullatën në risk. Të mbështesë pjesëmarrjen në iniciativën e Facilitetit COVAX, e cila ofron një mundësi të mirë për të siguruar një vaksinë të sigurt dhe efikase ndaj COVID-19. Sasia që mund të ofrohet nga COVAX Facility për të mbuluar 20% të popullsisë, me dy doza vaksinë, është një sasi e konsiderueshme, e përafërt me sasinë që synojmë për vaksinimin ndaj gripit sezonal 2020-2021”, thuhet në relacion.

Ja shuma që do shpenzohet

Shuma totale që është parashikuar të shpenzohet është 3.99 milionë dollarë amerikanë. Kjo shumë parash do të rrijë e “ngrirë” nga pala shqiptare deri në zbulimin e vaksinës, pasi në marrëveshje është vendosur si klauzolë që vaksina do të merret pasi të certifikohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. “Shuma totale është 3 990 000 dollarë amerikanë, të detajuara sipas seksionit IX, të këtij relacioni. Pas pagesës GAVI do të marrë përsipër: të njoftojë pjesëmarrësin me shkrim, herë pas here, për çdo mundësi për të blerë vaksinat e miratuara nga një prodhues i përcaktuar, që, për çdo mundësi blerjeje do të përcaktojë kushtet kryesore të prokurimit dhe të shpërndarjes së vaksinave të miratuara nga prodhuesi përkatës i përcaktuar. Pjesëmarrësi pranon që kushtet e parashikuara në mundësinë e blerjes nuk mund të negociohen dhe do të jenë të detyrueshme për pjesëmarrësin, nëse ai merr pjesë në një mundësi blerjeje”, thuhet në relacion.

Ironizon Rama

Por për një kohë të gjatë është aluduar se përmes vaksinës Bill Gates do të instalojë çipa, duke u shprehur skeptik për ta bërë këtë vaksinë. Ndërkohë që këtyre aludimeve u është përgjigjur kryeministri Edi Rama, i cili përmes ironisë dhe batutave i rrëzoi këto pretendime. Gjatë ceremonisë që organizoi SHBA dhe NATO për dhurimin e 60 respiratorëve të rinj, Rama ka bërë disa lutje publike në drejtim të qytetarëve shqiptarë, të atyre që nuk besojnë tek rreziku që iu kanoset nga COVID-19, që të respektojnë masat. “Nuk është koha që të shfrytëzojnë çdo metër katror. Përqeshja ndaj rrezikut do të ishte katrastrofik. Në Gjermani nuk të lë të ulesh afër në restorant. Pse? Është një lojë e Bill Gates për t’i vënë cipa çunave të Laçit apo djemve të Vlorës. Apo duke i vënë çipa në gojë përmes gojës së këngëtarit. Apo çipi të pengojë zërin e këngëtarit të dasmës, është hata e madhe. Të mos bëhemi ne ata që mbyllin dyert e shtëpive, të lokaleve, makinave dhe të mbeten peng i papërgjegjshmërisë, i përqeshjes së një rreziku real. Sot je mirë dhe nesër je në tub. Nëse gjërat nuk shkojnë mirë, pasnesër nuk je fare”, tha Rama.

Më të lexuarat