Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qeveria mblidhet 2 ditë në Elbasan, kryeministri: Brenda vitit mbyllet autostrada me Tiranën, ndëshkim për parazitët e administratës

Postuar: 14/03/2018 - 07:37

Elbasani mirëpriti ditën e djeshme kabinetin qeveritar për të zhvilluar mbledhjen e radhës. Pas Lezhës, Beratit, Llogarasë, Velipojës dhe Dibrës, Këshilli i Ministrave u mblodh në qytetin e Elbasanit, në prag edhe të festës së “Ditës së Verës”. Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për shtyp, ku bëri të ditura edhe disa nga vendimet që ishin marrë. Ndër të tjera, kreu i qeverisë iu premtoi të gjithë qytetarëve të Elbasanit se brenda këtij viti do të mbyllen punimet për autostradën në Tiranë, ndërsa theksoi se do të bëhen punë e mirë dhe pozitive edhe me segmentin Qukës-Qafë Plloçë. “Kemi dy probleme, të trashëguara, dy gropa, të cilat kemi bërë përpjekje për ti mbushur, por ende nuk i kemi mbushur plotësisht. Qoftë për arsye të marrëzive të të shkuarës së largët, qoftë për arsye të shfaqje të babëzisë të së shkuarës së afërt. Kam parasysh rrugën Elbasan-Tiranë dhe rrugën Qukës Qafë-Plloçë. Projekte skandaloze, kontrata skandaloze, menaxhim skandaloz dhe rritje kostosh skandaloze. Sidoqoftë ajo çka ne jemi angazhuar dhe jemi të vendosur të realizojmë është që rruga më në fund të finalizohet brenda këtij viti. Pra të hapet përfundimisht dhe të lidhet Elbasani me Tiranën. Ndërkohë që të ecet me segmentin Qukës-Qafë Plloçë”, u shpreh Edi Rama. Më tej ai shtoi se vendimet më të shumta të qeverisë lidhen pikërisht me infrastrukturën, ku do të investohet në shumë rrugë. “Një sërë projektesh të tjera janë në portofolin e këtij mandati, që lidhen me infrastrukturës, energjinë, siç është projekti i interkonjeksionit, që do sjellë një tjetër zhvillim pozimit në lidhje me Maqedoninë e më gjerë. Elbasani do jetë një prej qarqeve me qarqeve që do përfitojë më shumë. Shumë zona kanë nevojë për ndërhyrje, që të kthehen në zona të zhvilluara”, tha Rama. Po ashtu, kryeministri bëri një tjetër premtim, duke deklaruar se do të transformohet edhe zona e ish-Metalurgjikut. “Kemi diskutuar edhe për projektin e transformimit të zonës së ish-Metalurgjikut, gangrenë e të shkuarës, ku jemi të fokusuar në çuarjen përpara të vizionit të kompleksit të parqeve industriale, gjë për të cilën po punojmë intensivisht”, u shpreh Edi Rama.

Largimi i grabitqarëve

Pas konferencës për media, kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët e Elbasanit në kuadër të bashkëqeverisjes. Fokusi i bashkëbisedimit ishte kryesisht tek problemet e njerëzve, ndërsa Rama tha se në zyrat e shtetit vazhdojnë të punojnë grabitqarë dhe parazitë. Sipas tij shërbimet ndaj qytetarëve duhet të jepen në kohën e duhur, ose përndryshe zyrtarët do të ndëshkohen. “Vazhdojmë të kemi gjithfarë parazitësh dhe grabitqarësh në zyrat e shtetit. Harxhoni 10 minuta për t’iu drejtuar platformës dhe prisni 10 ditë për të marrë përgjigje për problemin tuaj. Mos harxhoni kohën për të gjetur sekserët për të zgjidhur një problem. Unë e di problemin, shkoni tek ALUIZNI dhe merrni dokumentin, shkoni në Hipotekë dhe nuk e merrni. I kam parë mirë dosjet, mbi 4 mijë në hipotekën e Elbasanit që i mbanin në tavolina dhe nuk veprohej. Zyrtarët që nuk u përgjigjen qytetarëve do të përballen me shkarkimin nga puna”, tha Rama. Ndërkohë, mbledhja e qeverisë do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, ku gjatë paradites është parashikuar në axhendë që të zhvillohet një aktivitet ku dot dorëzohet edhe certifikata e pronësisë për Kishën Katolike të Elbasanit. Po ashtu kabineti qeveritar do të marrë pjesë edhe në panairin dhe festimet që do të organizohen nga bashkia e qytetit për “Ditën e Verës”./Mimoza IBRA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 12

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/06/2018 - 18:44

Pas qëndrimit të Kryeministrisë e cila nuk ishte dakort me vendimin që kishte marrë Bashkia e Hasit, e cila i akordoi titullin ‘Qytetar Nderi’ Gafur Mazrekut, i cili plagosi në 1997 Azem Hajdarin, vjen rea

Postuar: 18/06/2018 - 18:01

Riparimi i autostradës Tiranë-Durrës ka krijuar trafik, çka ka sjellë reagime të shumta si nga

Postuar: 18/06/2018 - 17:44

Në kuadër të programit “100 fshatrat”, Kryeministri Rama zhvilloi një takim ditën e s

Postuar: 18/06/2018 - 17:29

Një përgjigje negative nga Brukseli këtë fund qershori për negociatat e Shqipërisë me BE-në, për

Postuar: 18/06/2018 - 17:17

Kryeministri Edi Rama vijon replikat me qytetarët në Facebook për taksat dhe problemet që i shqet

Postuar: 18/06/2018 - 17:03

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak Has, që shpalli qytetar nderi Gafurr Mazrekun, ka reaguar krye

Postuar: 18/06/2018 - 16:24

Këshilli Bashkiak i Hasit shpalli “Qytetar nderi”, Gafur Mazrekun, ish deputetin që