BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë
x
BREAKING NEWS

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”,
x
BREAKING NEWS

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

E trishtë/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar
x
BREAKING NEWS

“Erdhi malli i mire, erdhi….”, Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi, zbulon ngjarjen e pazakontë me të cilën është përballur

“Erdhi malli i mire, erdhi….”, Artan Hoxha publikon foton
x
BREAKING NEWS

Lajm i mirë nga infektivi/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Lajm i mirë nga infektivi/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Pas Zef Mazit, zëvendësohet një tjetër anëtar i ekipit të negociatorëve me BE-në (Emri)

Pas Zef Mazit, zëvendësohet një tjetër anëtar i ekipit
x
BREAKING NEWS

Ulen temperaturat? Çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ulen temperaturat? Çfarë pritet të ndodhë me motin
x

Politike

Qeveria merr vendimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me policët që emërohen larg vendbanimit

Qeveria merr vendimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me

Qeveria shqiptare ka bërë disa ndryshime lidhur me kompensimet dhe humbjet që u shkaktohen policëve për shkak të punës së tyre.

Kështu, kur polic emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme jashtë vendbanimit të tij, përfiton pagesë për kompensim udhëtimi, si më poshtë vijon:

a) Nga 36 km deri 60 km, në masën 10 000 lekë në muaj;

b) Nga 61 km deri 100 km, në masën 15 000 lekë në muaj;

c) Nga 101 km deri 150 km, në masën 20 000 lekë në muaj;

ç) Nga 150 km deri 200 km, në masën 25 000 lekë në muaj;

d) Mbi 200 km, në masën 30 000 lekë në muaj.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, fillojnë nga data 1 korrik 2022, ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit për zbatimin e këtij vendimi./m.j

V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.256, DATË 25.3.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KOMPENSIMIN PËR PRIVACIONET DHE HUMBJET QË I SHKAKTOHEN PUNONJËSIT TË POLICISË SË SHTETIT, PËR SHKAK TË NEVOJAVE TË PUNËS DHE TË SHËRBIMIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1, shkronjat “b” e “ç”, e 2, të nenit 67, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Në vendimin nr.256, datë 25.3.2015, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Punonjësi i Policisë së Shtetit, kur emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme jashtë vendbanimit të tij, përfiton pagesë për kompensim udhëtimi, si më poshtë vijon:

a) Nga 36 km deri 60 km, në masën 10 000 lekë në muaj;

b) Nga 61 km deri 100 km, në masën 15 000 lekë në muaj;

c) Nga 101 km deri 150 km, në masën 20 000 lekë në muaj;

ç) Nga 150 km deri 200 km, në masën 25 000 lekë në muaj;

d) Mbi 200 km, në masën 30 000 lekë në muaj.”.

2. Kudo në tekstin e vendimit, fjala “… transferuar …” zëvendësohet me fjalët “… emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme …”.

3. Pika 13 shfuqizohet.

II. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, fillojnë nga data 1 korrik 2022.

III. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ARBEN AHMETAJ

Më të lexuarat