BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Qeveria në ikje u turret minierave, shet godinat e Qytetit Studenti dhe “Atelierin e Vjetër” të filmit

Qeveria në ikje u turret minierave, shet godinat e Qytetit Studenti dhe

Pas objekteve të Ushtrisë, spitaleve, uzinave, parqeve dhe hidrocentraleve, qeveria në ikje u turret minierave dhe godinave të Qytetit Studenti. Pak ditë para largimit nga pushteti, qeveria “Berisha” po jep në të gjitha format dhjetëra leje minerale, ndërsa po shet edhe godinat e fundit shtetërore. “Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës lajmëron shoqërinë “ALCANI” SH.P.K me adrese:Laknas, Kamëz,Tiranë, se oferta e paraqitur më datë 06.11.2012, për përfitimin e të drejtës për aplikimin për leje minerare në zonën minerare nr. 275/1 për vlerën totale të investimit prej 42 000 000 [dyzetë e dy milionë] lekë dhe sasinë e prodhimit të mineralit gëlqeror i mermerizuar 2000 [dy mijë] m3/vit, është pranuar si ofertë e suksesshme në procesin e konkurrimit për të drejtën e aplikimit për leje minerare në Zonën Minerare Konkurruese nr. 275/1, për objektin Orenje, Librazhd, Qarku Elbasan, lloji mineralit gëlqeror i mermerizuar, veprimtaria shfrytëzim, e miratuar në planin vjetor minerar të vitit 2012”, thuhet në vendim.

Qyteti Studenti

Qeveria Berisha i ka kthyer sytë edhe nga Qyteti Studenti për t’i rrëmbyer ndonjë godinë për sekserët e saj. Ministria e Ekonomisë ka njoftuar dhënien me qera me konkurrim ambientet e godinës numër 11, në Qytetin Studenti”. “Fillimin e procedurave për dhënien me qira, me konkurim të objektit: “Ambient pranë Godinës nr. 11, në Qytetin Studenti”, me sipërfaqe 300 m2, sipërfaqe e lirë, njësi në administrim të shoqërisë “Trajtimi i Studentëve Nr. 1” SH.A. Tiranë. Qëllimi i përdorimit të objektit do të jetë, krijimi i ambienteve sportive për studentët. Çmimi dysheme për fillimin e konkurrimit është 90.000 lekë/muaj. Afati i dhënies me qira të këtij objekti është 10 (dhjetë) vjet. Vlerësimi i ofertave të konkurenteve do të bëhet sipas këtyre pikave: Investimi 10 pikë. Punësimi 10 pikë. Tarifa mujore e qirasë 80 pikë. Konkurrimi do të zhvillohet më datën 18.6.2013, në orën 1100, në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës”, thuhet në njoftim.

“Atelieri i Vjetër”

Qeveria ka nxjerr në shitje edhe “Atelierin e Vjetër” në Tiranë. “Njoftojmë fillimin e procedurave për dhënien me qira, me konkurim të pasurisë: “Atelieri i Vjetër”, me sipërfaqe 645 m2, prej nga 236 m2 janë sipërfaqe nën objekt dhe 409 m2 janë sipërfaqe funksionale, njësi në administrim të shoqërisë “Albafilm” SH.A. Tiranë. Qëllimi i përdorimit të objektit do të jetë, ushtrimi i aktiviteteve të ndryshme edukative, mediatike e kulturore. Çmimi dysheme për fillimin e konkurrimit është 120.000 lekë/muaj. Afati i dhënies me qira të këtij objekti është 20 (njëzetë) vjet. Vlerësimi i ofertave të konkurenteve do të bëhet sipas këtyre pikave: Investimi 20 pikë. Punësimi 10 pikë. Tarifa mujore e qirasë 70 pikë. Konkurrimi do të zhvillohet më datën 18.6.2013, në orën 1200, në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës”, thuhet në vendim.

Objektet në shitje

Sali Berisha ka nxjerr në pazar pasuritë shtetërore, duke filluar që nga spitalet, uzinat e ndryshme, pronat në bregdet, hidrocentralet, minierat, makineri dhe pajisje të ndryshme, avionë, anije, tanke, makina, godinat e Ushtrisë, godinat e ministrive etj. Me qira po jepen makineritë e pajisjet e shkëputura, me afat deri në 1 vit, ndërmarrjet shoqërive shtetërore, lejet për peshkim, lejet minerale etj. Po ashtu, qeveria po jep me qira me për një kohë të gjatë pjesë nga portet në vend.

Pasuritë e shitura

5 avionë dhe 2 anije

Arben Imami nxori në pazar asetet e Ushtrisë, kryesisht avionët dhe anijet e fundit që kanë mbetur. Imami po shet pesë avionë të Ushtrisë për 9 milionë lekë si dhe dy anije po të Ushtrisë për 8 milionë lekë. Nga çmimi qesharak kuptohet që avionët dhe anijet do të blihen nga ndonjë sekser i qeverisë. “Objekti i shitjes: Shitje të avionëve i ndarë në 5 lote si më poshtë: Vlera fillestare në lek pa TVSH, Avion Jak-18 nr. 1 1971 1,863,574, Avion Jak-18 nr. 2 1971 1,863,574, Avion Jak-18 nr. 3 1971 1,863,574, Avion Jak-18 nr. 4 1971 1,863,574 dhe Avion Jak-18 nr. 37 1971 1,863,574. P”, thuhet në vendim.

Uzina e çelikut në Elbasan

Qeveria ka vendosur të falë edhe uzinën e çelikut në Elbasan. Me një vendim që mban datën 24 korrik, qeveria Berisha ka vendosur të falë këtë uzinë, duke e shitur me 1 euro. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 103 550 m2.


Qeveria shiti Spitalin Ushtarak

Kryeministri në ikje, Sali Berisha dhe ministri i Mbrojtjes në detyrë, Arben Imami, pak ditë para largimit nga pushteti, kanë nisur zbatimin e projektit për përvetësimi dhe tjetërsimin e Spitalit Ushtarak. Vetëm disa ditë më parë qeveria nxori në shitje Qendrës së Politraumës në Spitalin Ushtarak, së cilës i ka ndryshuar emrin. Ambientet e kësaj qendre po jepen me qira.


Shitja e Shtëpisë së Ushtrisë

Arben Imami dhe Sali Berisha kanë shndërruar Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë në seli të Partisë Demokratike, për kryetarin e ri Lulzim Basha. Vendimi është marrë në fshehtësi të plotë dhe në mënyrë të paligjshme, siç e kanë zakon Imami dhe Berisha. Burime të sigurta brenda Ministrisë së Mbrojtjes kanë bërë dje me dije se Shtëpia e Oficerëve është kthyer në seli të Partisë Demokratike dhe se vendimi është firmosur nga Sali Berisha. Nuk dihet nëse PD ka planifikuar të zhvendoset nga godina aktuale, apo Shtëpia e Oficerëve do të jetë një godinë shtesë.


Tjetërsohet uzina e Gramshit

Qeveria ka vendosur të japë me qira edhe ish-uzinën e pilave në Gramsh me një sipërfaqe 5921 m2. Kjo uzinë do të jepet me qira për 20 vjet me një çmim qesharak. “Njoftojmë: 1. Fillimin e procedurave për dhënien me qira, me anë të konkurrimit, të objektit”Objekti i ri” i ndodhur ne “ish-uzina e pilave” në pronësi të Bashkisë, me sipërfaqe të përgjithshme 5921 m2, të ndare si më poshtë: Sipërfaqe totale ndërtimi -2440 m2. Sipërfaqe trualli funksional-3481 m2”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë. Adriatik Doçi

Më të lexuarat