BREAKING NEWS

Në kërkim prej ditës së djeshme, gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet e para

Në kërkim prej ditës së djeshme, gjendet i pajetë
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Paloka nxjerr mediat jashtë

Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar
x
BREAKING NEWS

“Sulme kibernetike në Shqipëri, Berisha plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Janë të përfshirë edhe grupe nga Rusia dhe Serbia, ja pse Rama ua fsheh informacionet qytetarëve

“Sulme kibernetike në Shqipëri, Berisha plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, zbardhet dokumenti, ja si do të organizohen primaret në PD

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, zbardhet dokumenti, ja si do të
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i doktorit të Traumës/ “Ti më ndihmove, por unë të vras me gurë”, Lorenc Vangjeli: Nën maskat e policëve, portreti i çdo shqiptari mosmirënjohës

Arrestimi i doktorit të Traumës/ “Ti më ndihmove, por
x
BREAKING NEWS

Fondet nga Rusia/ Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Fondet nga Rusia/ Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, ja
x
BREAKING NEWS

“Nëse nuk merren masa, të presim vetëm viktima”, Artan Hoxha ngre shqetësimin e madh për Shkodrën: Nuk është vetëm krimi!

“Nëse nuk merren masa, të presim vetëm viktima”,
x

Politike

“Qeveria nuk rri në heshtje rastësisht”/ Partia e Lirisë zbardh skemën për aferën e inceneratorëve dhe tregon lëvizjet e ministres së Ramës: Skandal!

“Qeveria nuk rri në heshtje rastësisht”/ Partia e

Partia e Lirisë ka publikuar të tjera fakte të reja këtë të martë në lidhje me inceneratorin e Fierit, si dhe përfshirjen në skandal sipas tyre të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të drejtuar nga Belinda Balluku.

Deputeti i PL-së, Petrit Vasili tha se inceneratori i Fierit është “i tëri një mashtrim ku qeveria nuk rri në heshtje rastësisht por është pjesë që këto pazare”.

“Në këtë korpus të dytë, deklarohet inceneratori gati për dorëzim, pra e kanë të përfunduar që në mars 2021 e thonë hajdeni merreni në dorëzim.

Çudi e madhe mbeten të habitur qytetaret, ministria nga marsi në qershor në vend ta merrte për 24 orë se shtyrja e këtij projekti famëzi është gati 3 vjet, edhe thanë ishin gati, po doli që nuk ishin fare gati.

Në vend të ishte interesuar qeveria, ishte më pak e interesuara, pse s’donte ta merrte në dorëzim qeveria këtë të mbaruarin në mars 2021?

Jemi në gusht 2022! Ndërkohë njoftohen me shkrim dhe në fund medemek objekti i dorëzuar del që nuk është gjëkundi as i testur as i verifikuar as prodhon energji.

E tëra një mashtrim ku qeveria nuk rri në heshtje rastësisht por është pjesë që këto para dhe pazare të qarkullojnë përfshi dhe penalitete që duhet të shtrëngonin koncesnionarin, megjithëse ka supervizor. Nuk ndodh asgjë”, tha Vasili.

Shpjegimi që bëri Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionet ne Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj:

 

Një moment i rëndësishëm: Shkresa e parë 30 mars 2021, kompania koncensionare i drejtohet supervizorit të punimeve e thotë kemi përfunduar veprën jemi gati për testimin dhe po punojmë me kompani ndërkombëtare për certifikimin e veprës. Pra 30 mars.

Shkresa e dytë, në 31 mars supervizori i punimeve i drejtohet zonjës Belinda Balluku që është ministrie e Infrastrukturës që është autoriteti kontraktor “na lejoni tju njoftojmë përse punimet për realizim e inceneratorit Fier kanë përfunduar e mund të vijohet me firmosjen e procesverbalit të punimeve.

Shoqëria koncensionare që zotërohet në 70% nga Klodian Zoto po merr masa për certifikimin nga shoqëri ndërkombëtare të specializuara në fushën e tyre.

Më tej në 28 prill, kompania i drejtohet sërish ministrisë, drejtuar zonjës Belinda Balluku, e thotë sjellim dhe një herë në vëmendje, ministria kishte 1 muaj që flinte e nuk përcillte një shkresë, se jemi të gatshëm të firmosim me procesverbalin, kërkojnë caktimin e përfaqësuesve të autiorutetit kontraktues që do jenë prezent.

Kujtohet ministria në 7 qershor, dy muaj e ca pas shkresës së parë. Personat përgjegjës do jenë njësia e zbatimit të projektit.

Tani, në datat 24 dhjetor 2021 dhe 14 shkurt, supervizori i drejtohet koncensionarit, bazuar në kontratën koncensionare, duke qenë se punimet për reailizmin e projektit kanë përfunduar që në 30 mars 2021.

Në 28 shkurt 2022, supervizori sërish shoqërisë koncencesionare, vë për dijeni sekretaren e ministrisë së Infrastrukturës e thotë kemi kërkuar info për testimin e veprës e s’kemi marrë përgjigje, këtu rikujton një moment ku thotë që sipas kontratës, koncensionari njofton me shkrim 15 ditë para kur do nisë testimi i vënies në punë të impiantit.

Po bëheni gati një vit që nuk është realizuar testimi i impiantit të djegies e prodhimit të energjisë, pra zemra për të cilën u ndërtua inceneratori. Sanksionet që parashikohen arrijnë në 2250 euro në ditë vonesë për vonesa deri në 300 ditë. Këtu jemi afro 330 ditë vonesë.

Nëse flasim sot bëhet një vit e gjysmë.

Nuk firmoset situacioni përfundimtar i thuhet.

Kompania në 8 mars kthen përgjigje, ky është moment shumë skandaloz. I drejtohet ministrisë, supervizorit, ‘shoqëria ka hasur disa ditë vonesë në fazën e testimeve të veprës’, pra një vit pasi kishte mbaruar vepra, kompania koncensionare njofton Minsitrinë e thotë janë larguar kompanitë e huaja që bënin punimet dhe stafet e huaja ska kush të vejë në punë inceneratorin e Fierit.

Supervizori i kthen përgjigje në 17 mars, i thotë na tregoni nëse janë të gjitha elementët e impiantit. Na demonstroni proceset që po ndiqni. Kërkohet grafik i saktë i monitmit dhe koluadimit të objektit. Paska pasur dhe një vizitë në impiant se ne leter thuhet ‘pas vizitës ne impiant u vërejt se ka nevojë për një mirëmbajtje më të mirë’.

Pra ajo vepër po amortizohet se koncensionari nuk e mirëmban.

‘Jeni me vonesë në përmbushjen e detyrimeve kontraktuale’ thuhet ne leter.

Ky moment kulmon me pagesat që ministria kaloi 1.8 milionë euro sërish këtij koncensionari.

Më të lexuarat