BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

“Qeveria po ua bën jetën ferr qytetarëve me anë të pengesave burokratike”, PD del me reagim të fortë

“Qeveria po ua bën jetën ferr qytetarëve me anë

Me anë të një deklarate nga selia e Partisë Demokratike, Eno Bozdo u shpreh se qeveria pamundëson marrjen e pagesës së papunësisë për mijëra punonjës dhe se burokracia e marrja e të dhënave personale janë shkaku kryesor i bllokimit të aplikimit.

“Qeveria po ua bën jetën ferr personave që duhet të marrin pagesën e papunësisë për shkak të pandemisë! Duke treguar sa e shkëputur është nga realiteti, qeveria ka nxjerrë pengesa burokratike që vështirësojnë apo pamundësojnë marrjen e pagesës nga mijëra punëtorë. Për të përfituar ndihmën financiare, qeveria u kërkon punonjësve e-mailin, pra adresën e postës elektronike dhe numrin e celularit. Shqetësimi i shprehur nga ana e kompanive është se shumica e punëtorëve nuk kanë adresë e-maili. Madje një pjesë e tyre nuk kanë as numër celulari personal”, tha Bozdo.

Më tej shtoi:

“Pa plotësimin e këtyre të dhënave, aplikacioni qeveritar për marrjen e pagesës së papunësisë bllokohet. Askush nuk përfiton dot asgjë. Kjo do të thotë që ta bësh të pamundur dhënien e ndihmës apo, në rastin më të mirë, ta vështirësosh atë në maksimum. Ky është një nga ato raste që tregon se qeveria merr vendime aty për aty, të pamenduara dhe në kaos, duke i shkuar pas krizës, jo duke i paraprirë asaj. Siç tregojnë këto dy dokumenta zyrtarë, në datën 26 Mars, kërkesa për emailin dhe numrin e telefonit nuk ekzistonte. Ajo u shtua më pas pa asnjë argumentim. Aplikimi për pagesën e papunësisë që kërkon emailin dhe numrin e telefonit mund t’i sherbejë qeverisë për marrjen në mënyrë indirekte të të dhënave personale të qytëtarëve, por ajo ua bën edhe më të vështirë jetën mijëra punonjësve. Ky është një shembull sesi me apo pa krizë, me apo pa virus, qeveria është plotësisht e pandjeshme ndaj problemeve reale dhe situatës shumë të vështirë ekonomike që po kalojnë familjet shqiptare.:

Për ta përmbyllur me:

“Për qindra mijëra shqiptarë pagesë e papunësisë së detyruar është burimi i vetëm i të ardhurave. Aplikimi për përfitimin e kësaj pagese duhet të jetë sa më i thjeshtë, sa më i shpejtë. Burokracia apo çdo skenar tjetër që vonon pagesën sot do të thotë uri!”

Më të lexuarat