BREAKING NEWS

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, nga Bujar Nishani tek Besnik Mustafaj

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5
x

Politike

Qeveria sfidon PD-LSI: PS është gati për listat e hapura, koha të flasin Basha e Kryemadhi se a e duan ndryshimin e sistemit

Qeveria sfidon PD-LSI: PS është gati për listat e hapura, koha

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur dje opozitës brenda e jashtë Parlamentit, lidhur me debatin për paktin e reformës zgjedhore dhe listat e hapura. Nga foltorja e Kuvendit e teksa iu përgjigj deputetit Murrizi, zonja Spiropali sfidoi dy opozitat, kur theksoi se Partia Socialiste është e hapur për diskutime për listat e hapura. Madje, deputetja Spiropali i kërkoi Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit që të flasin hapur nëse i duan listat e hapura, pasi sipas saj, PS-ja është gati. “Nëse do të kishte një konkurs të kapacitetit për të duruar, kjo shumica do të dilte kampione botërore, ne do të fitonim medalje në vendin e parë se na ne kërkohet jo vetëm, “ç’ujë i dhe gomarit dhe a e piu gomari”. Nuk e thash më kot, se dje po dëgjoja disa nga reagimet e tyre që më shumë pëllasin sesa flasin. Një ishte, një lider i një partie të vogël, që pretendonte se ajo marrëveshje nuk votohej këtu ashtu, do të dilnin nga zgjedhjet dhe do të bojkotonin procesin dhe do të shpallin revolucionin. Një lider i një partie të vogël që është kontrabanduar në listën e PD-së duke deformuar verdiktin e zgjedhësve. Revolucionin le ta bëjë, por mirë do të ishte të futej në ato listat e partisë së tij duke respektuar pragun duke parë sa i vlen lëkura. Këta drejtuesit e partive që na kërcënojnë me fjalorin që e kanë zakon, pretendon t’u japim çfarë duan dhe ne të mos kemi interesa. Pretendojnë të jemi ushtarë të bindur të një çete të shpartalluar që janë jashtë. Edhe me ju kemi disa rezerva, se na drejtoheni me terma “diktator apo sulltan” dhe t’u thotë po ju si e doni, të pjekur apo gjysmë të pjekur. Tani të përgjigjet Lulzim Basha, i do ai listat e hapura siç ka deklaruar me Monika Kryemadhin, apo jo, pasi ne jemi të hapur. Ne do të votojmë një marrëveshje të negociuar patjetër, por të votuar në Kuvend, jo në rrugë”,deklaroi ajo. Ndërkohë, sa i takon listave të hapura, zonja Spiropali një adresim e pati edhe për shoqërinë civile. “Po Shoqëria Civile, ku është që doli i tha, lista të hapura nuk i duan rilindasit, ja ku e kanë, po themi i votojmë, këta pse janë fshehur këta, e kishin seriozisht këta që donin t’i jepnin popullit të drejtën për të zgjedhur, apo ishin ca masha të masha Bashës që për vete është mashë”, nënvizoi ministrja Spiropali.

Më të lexuarat