Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qeveria shpërblen pensionistët për festat e fundvitit, çdo person do të përfitojë nga 3 mijë lekë, zbardhet vendimi

Postuar: 07/12/2017 - 08:56

Pensionistët do të përfitojnë 3 mijë lekë të rinj shpërblim nga qeveria për festat e fundvitit. Një gjë të tillë e bëri dje me dije vetë ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili ishte i pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë për të shpjeguar ndryshimet në buxhetin e vitit 2017 nëpërmjet një akti normativ, i cili rialokon disa zëra në të ardhura dhe shpenzimet buxhetore. “Rritet me 1.8 miliardë lekë kontributi nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, si rrjedhojë e performancës së lartë në mbledhjen e tyre gjatë periudhës janar-shtator 2017. Kjo rritje shkon tërësisht për bonusin e pensionistëve, me një efekt neutral për buxhetin e shtetit”, deklaroi ministri Ahmetaj. Pra, kjo do të thotë se secili pensionist, me rastin e festave të fundvitit, do të shpërblehet me 30 mijë lekë të vjetra nga qeveria. Ndërkohë, mëherët gjatë prezantimit të projektbuxhetit të 2018, u fol dhe për rritjen e pensioneve, e cila do jetë në masën 2%. Ndërkaq, Arben Ahmetaj, gjatë prezantimit të aktit normativ u shpreh se ky i fundit është i domosdoshëm në kuadër të ristrukturimit të çdo ministrie dhe të disa institucioneve të varësisë. “Akti normativ është një ndërhyrje e domosdoshme në kuadër të rikonceptimi të gjithë strukturës së qeverisë dhe ristrukturimit të çdo ministrie apo të disa institucioneve gjithashtu të varësisë në muajin shtator. Ky rikompozim është i domosdoshëm të legjitimohet dhe institucionalizohet nëpërmjet rishikimit të ligjit për buxhetin për vitin 2017”, deklaroi ai. Në vijim, ministri u ndal edhe tek treguesit fiskal duke u shprehur se akti normativ garanton respektimin e treguesve kryesor makro-ekonomik. “Ky akt normativ garanton mosprekjen e treguesit kryesorë makro-ekonomik dhe fiskal duke ruajtur deficitin në nivele të pandryshueshme e duke forcuar më tej objektivin e qeverisë për qëndrueshmëri fiskale”, vijoi Ahmetaj. Nga ana e saj, nënkryetarja e komisionit, njëkohësisht deputete e PD, Jorida Tabaku theksoi se tashmë u bënë traditë aktet normative për të ndryshuar buxhetin, sa herë që qeveria ka mosrealizime dhe sjell shkurtime të investimeve.

Debate për përmbytjet

Mirëpo edhe mbledhja e djeshme e Komisionit të Ekonomisë u shoqërua me përplasje mes opozitës dhe mazhorancës. Temë debati kësaj here u bënë përmbytjet. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku i kërkoi ministrit Ahmetaj një shifër konkrete se sa ka qenë dëmshpërblimi për përmbytjet në vitin 2015 dhe sa është fondi i menduar nga qeveria këtë vit. Ahmetaj u përgjigj se nuk ka një shifër për vitin 2015, ndërsa për këtë vit ai shtoi se janë ende tek faza e vlerësimit të dëmeve. “Shumica e kompensimit është paguar me grant nga komisioni. Shifrën e saktë të grantit në vitin 2015 nuk e mbaj mend ekzaktësisht, por me shumë siguri ka qenë diku te 5 milionë euro”, deklaroi ministri i Ramës. Mirëpo në këtë moment ndërhyri deputeti demokrat, Edmond Spaho, i cili replikoi duke thënë se në kohën kur PD ishte në pushtet, kompensimi për familjet e përmbytura ka qenë 27 milionë dollarë. “Jemi 27 milionë dollarë me 5 milionë dollarë. Gjatë qeverisjes tonë kemi paguar plot 27 milionë dollarë për familjet e përmbytura. E kuptoni tani ndryshimin mes PS dhe PD? Besoj se me këtë tërhiqeni nga gjithçka keni thënë që nuk janë shpërblyer të prekurit”, deklaroi Spaho. 

Mimoza Ibra

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 15

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2018 - 18:12

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot në një takim Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës, Peter Stenlund.

Postuar: 19/02/2018 - 18:00

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të kërkojë mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen e heqjs nga skema e ndihmës ekonomike të mbi 20 mijë familjeve

Postuar: 19/02/2018 - 17:42

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi, ka reaguar pas deklaratës së kreut demokrat Lulzim Basha, i cili kundërshtoi Kryeministrin Edi Rama mbi presidentin e unitetit

Postuar: 19/02/2018 - 16:37

Kryetari i Partisë Demokratike në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, tha se qindra mijëra familje shqiptare po nxirren nga skema e ndihmës e

Postuar: 19/02/2018 - 16:17

Konferenca e Kryetarëve ka shtyrë me dy javë kërkesën e Partisë Demokratike për të ngritur komision Hetimor ndaj ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Postuar: 19/02/2018 - 16:04

Kreu i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas deklaratave te kryeministrit shqiptar Edi Rama ne Kosove, ku foli per nje preside

Postuar: 19/02/2018 - 15:49

Ndërsa pritet nisja e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë për arritjen e një marrëveshjeje mbi kufirin detar, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, nuk beson ne vendosjen e kush