Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qeveria skemë lehtësuese për borxhet ndaj ujësjellësit, ja kategoritë që përfitojnë, matës falas për familjet në nevojë

Postuar: 13/01/2018 - 11:31

Qeveria do të ofrojë lehtësira për familjet në nevojë. Në fund të muajit do të nisë një aksion në të gjithë vendin, për t’i dhënë fund informalitetit dhe lidhjeve të paligjshme. Pak ditë më parë, pati një ultimatum nga kryeministri për masa ndëshkuese ndaj atyre familjeve apo institucioneve që nuk shlyejnë të gjitha detyrimet që kanë ndaj ujësjellësit. Por do ketë disa familje që do të përfitojnë benefite. Lajmi është dhënë dje nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili dje tha se do të ndiqet e njëjta skemë si me energjinë elektrike. “Dua tu bëj thirrje edhe bashkive që të miratojnë skema lehtësuese për borxhlinjtë e vjetër apo njerëzit që kanë akumuluar borxhe për shkak të mungesës së interesit apo fatkeqësisht edhe punës jo të mirë të ujësjellësve dhe bashkive përkatëse. Çfarë do të thotë? Skema lehtësuese njësoj siç bëmë me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, për t’i shtrirë borxhet e vjetra në vite, për t’i dhënë mundësinë qytetarëve të mos rëndohen përnjëherë me pagesën e faturave që ujit që janë të akumuluara me vite. Është shumë e rëndësishme, kjo është në dobi të qytetarëve, pagesa e ujit është siguri për furnizimin me ujë”, tha ai. Por nëse ndiqet e njëjta skemë si me energjinë elektrike, do të thotë se familjet në nevojë, por dhe familje të tjera do i paguajnë me këste borxhet që kanë nëse nisin të shlyejnë që tani e në vijim detyrimet. Po ashtu mund të ketë falje për ata që kanë shumë vite që nuk i paguajnë.

Vendosja e matësve

Lidhur me reformën e ujit dje ka folur dhe kryeministri Edi Rama. Nga Lezha ku u mbajt mbledhja e qeverisë, shefi i ekzekutivit bëri të ditur se të gjitha familjet në vend do pajisen me matës dhe për familjet në nevojë ato do të jenë falas. “Jemi të vetëdijshëm që krahas investime duhet të shkojë deri në fund reforma e ujit ku bashkitë kanë një rol parësor dhe sot ne kemi miratuar edhe një vendim të rëndësishëm për subvencionimin nga shteti të kontratave dhe të vendosjes falas të matësve të ujit për të gjitha familjet në nevojë. Është një masë brenda reformës dhe shkon në të njëjtin drejtim siç kemi shkuar në reformën e energjisë. Familjet në nevojë përveçse do të marrin matës pa pagese do të shpëtojnë edhe nga barra e afrofeve sipas tekave të faturistëve lokale dhe njëkohësisht do të mund të shërbehen më mirë sesa deri sot”, tha ai.

Kategoritë që përfitojnë

Në mbledhjen e djeshme në Lezhë u përcaktuan dhe kategoritë që do përfitojnë matës falas dhe subvesione për lidhjen e kontratave. Më konkretisht do përfitojnë: Familjet të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike, sipas përcaktimeve të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar; Familjet që kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pagesë të aftësisë së kufizuar, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi, dhe që nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar; Familjet që kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar dhe Kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose që përfitojnë pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar. Sipas vendimit, familjet e mësipërme të cilat nuk disponojnë një kontratë të lidhur me ujësjellës-kanalizimet, sh.a., do të përfitojnë lidhjen e kontratës së ujit pa pagesë.

Kliti Topalli

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/01/2018 - 22:09

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha se do ti drejtohet nesër me një letër informuese Ambasadorëve në vendin tonë dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare lidhur me propozimin e opozitës për amendimin e Kushtetutës në mënyrën sesi zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm.

Postuar: 17/01/2018 - 20:19

Një aktivietet kushtuar figurës së Skënderbeut në Qendrën Kulturore Ortodokse është kryer këtë mbrëmje dhe mesazhi i Presidentit Meta në fjalën e tij i është drejtuar partive po

Postuar: 17/01/2018 - 20:09

Krijohet Flota e Solidaritetit, përmes të cilës do të garantohet sipas Kryeministrit Edi Rama, kalueshmëria në çdo aks rrugor.

Postuar: 17/01/2018 - 19:09

Në ditën ku shënohet 550 vjetori vdekjes së Skënderbeut, ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me komunitetin arbëresh.

Postuar: 17/01/2018 - 18:22

Ambasadori i ri i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Postuar: 17/01/2018 - 17:29

Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima komenton premtimet e qeverisë së Edi Ramës për shëndetësinë falas.

Postuar: 17/01/2018 - 17:08

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, deputeti i PD Oerd Bylykbashi shpjegoi skemën se si Partia Socialiste po bëhet gati të vendosë nën kontroll politik institucionin më të rën