BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Qeveria tërhiqet nga rritja e çmimit të energjisë elektrike, fasha 800 kWh s’hyn në fuqi më tetor, opozita akuzon Ramën se është hajdut dhe u zbyth nga frika e protestave

Qeveria tërhiqet nga rritja e çmimit të energjisë

Vendimi i qeverisë që të vendosë në zbatim pagesën 42 lekë për kilovat pa TVSH për shpenzim energjie më shumë se 800 kWh nga data 1 tetor, u anulua dje. Vetë kryeministri Edi Rama dha lajmin nëpërmjet një mesazhi online për qytetarët në Facebook. Ky lajm i papritur u justifikua nga Rama me rritjen e prurjeve të mëdha në hidrocentralin e Fierzës për shkak të shirave të shumtë në ditët e fundit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për të kursyer energji. “Një lajm pozitiv dhe pse nuk do të hyjë në fuqi në tetor fasha 800 kWh për konsumatorët familjarë. Më 1 shtator, kur ne vendosëm të fashën, kërkesa për energji ishte shumë e lartë, por tashmë është ulur. Rol të rëndësishëm ka edhe fillimi i dukshëm i qasjes së familjarëve për të kursyer energjinë. Përmirësim kemi pasur dhe në nivelin e Fierzës. përmirësim pritet të ketë edhe në ditët në vijim. Kjo na bëri që të vendosim që nga 1 tetori të mos hyjë në fuqi kjo fashë,” tha Rama ndër të tjera”, deklaroi kryeministri paraditen e sotme. Megjithatë, opozita e konsideroi vendimin e shefit të qeverisë si tërheqje nga frika e humbjes së pushtetit nga riaktivizimi i protestave qytetare për çmimet e larta të energjisë, lëndëve djegëse dhe ushqimeve. Dy liderët e opozitës Sali Berisha dhe Ilir Meta ishin më të zëshmit në sulmet e radhës ndaj Edi Ramës.

Tërheqja e Ramës, Berisha: Ndikoi ultimatumi im

Në një konferencë për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha mori përsipër meritën e zbythjes së shefit të qeverisë për të shtrenjtuar tarifën e pagimit të energjisë për më tepër se 800 kWh. Para gazetarëve, Berisha hodhi poshtë justifikimet e Ramës për zhvlerësimin e vendimit për energjinë elektrike duke thënë se ultimatumi i tij pati efekt veprues ndaj kreut të mazhorancës socialiste. “U dorëzua. Para jush i kam dhënë një ultimatum, në mënyrë të përsëritur: ‘po e rrite çmimin, do marrësh atë që meriton’. Por, sidoqoftë vendimi i tij për t’u tërhequr nën presion, çfarë do të thotë? Se vetëm presioni funksionin me këtë njeri. Do ju tregoj disa mesazhe të qytetarëve, do iu them se guxoi, por nuk guxoi. Bëri sikur guxoi por u tërhoq, u palos”, deklaroi drejtuesi i Grupit të Rithemelimit të PD.

Meta: Rama bëri manovër hajdutërie, po mbulon vjedhjet ndaj qytetarëve

Drejtuesi i Partisë së Lirisë, aleatit të “Foltores”, Ilir Meta u tregua më i ashpër ndaj heqjes së fashës 800 kWh nga kryeministri Edi Rama. Ai e konsideroi veprimin kryesocialistit si manovër për të fshehur vjedhjen e kryer me shpalljen e krizës energjetike nga qeveria. Meta nënvizoi se sjellja e qeverisë në raport me përballimin e krizës së energjisë nxori jashtë funksionit Enti Rregullator të Energjisë, pasi çmimi 42 lekë për kilovat për më tepër se 800 kWh të shpenzuara, u caktua nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, kur në fakt i takon ERE-s të miratojë çmimet e energjisë. “Cilin vendim? Ky vendim i marrë tregon dhe njëherë që nuk ekziston shteti i së drejtës. Me të dyja vendimet e marra, është shpallur mosekzistenca e ERE-s. Ajo që u bë publike më parë për vendosjen e një fashe ishte tërësisht e pabazuar, ishte bazuar vetëm në një mbledhje të KESH. Është rast i paprecedentë të vendosë KESH se cili do të çmimi i energjisë elektrike. Kjo nuk mund të ndodhë. Këto janë manovra hajdutërie. Manovër për të mbuluar vjedhjet e qytetarëve”, u shpreh Meta.

Më të lexuarat