BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Politike

“Qeveria u dorëzua, merrni vetë masa ndaj COVID-19”, Basha del me thirrjen e fortë për të gjithë qytetarët (VIDEO)

“Qeveria u dorëzua, merrni vetë masa ndaj COVID-19”, Basha

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar takimet me bizneset në Shqipëri.

Ditën e sotme Basha ndodhej në Pogradec për të parë nga afër situatën e biznesit të vogël të këtij qyteti dhe gjendjen e turizmit në këtë periudhë të vështirë për shkak të pandemisë.

Teksa ka dëgjuar ankesat e bizneseve, Basha ka shprehur mbështetjen e PD-së ndaj tyre, ndërsa ka theksuar se kur të jetë në krye të qeverisë do të krijojë lehtësime për biznesin.

Po ashtu, kreu i PD iu ka bërë thirrje bizneseve të marrin vetë masa ndaj COVID-19, pasi sipas tij qeveria, është dorëzuar.

“Të dashur miq, ju përshëndes këtë të shtunë nga Pogradeci, ku do të vazhdoj takimet me biznesin , me hotelerinë, me qytetarët, ku situata, për fat të keq, vazhdon të jetë e rëndë. E rëndë është edhe situata e COVID-it, ndaj, dua t’ju përsëris thirrjen që ju bëra edhe mbrëmë:

Ju lutem, merrni masa maksimale, përmes distancimit, përmes maskave në ambiente të mbyllura dhe përmes higjienës. Qartësisht, qeveria është dorëzuar.

Nuk ka asnjë plan, asnjë strategji dhe refuzon të bëjë të ditur çfarë masash po merr për këtë valë të dytë, nëse mund ta quajmë kështu, të infeksioneve, e cila është shumë e lartë dhe që ka zhbërë sakrificën tremujore  të secilit prej nesh.

Mos prisni gjë nga qeveria! Merrni masa, mbrohuni dhe të bëjmë gjithçka për një ndryshim sa më të shpejtë dhe sa më të madh në atë drejtim nga i cili do të përfitojnë të gjithë shqiptarët me ekonomi, me punësim dhe me mirëqenie dhe jo vetëm një grusht njerëzish”, shprehet Basha nga Pogradeci.