Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qeveria vijon bisedimet për integrimin e vendit në BE, Rama merr mbështetjen e Polonisë, Xhafaj bind Avramopoulos për hapjen e negociatave

Postuar: 07/12/2017 - 08:42

Kryeministri Edi Rama ka vijuar ditën e djeshme më disa takime me zyrtarët të Bashkimit Europian, ku fokus i bisedimeve ka qenë integrimi i Shqipërisë në BE. Kështu, nga Varshava teksa ndodhej për një vizitë zyrtare, shefi i qeverisë pati bisedime me homologen Beata Swydlo, sa i takon avancimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa më pas dolën në një konferencë të përbashkët shtypi. Fillimisht, fjalën e mori Rama, i cili shprehu bindjen se Polonia do të mbështesë çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE. “Jemi dhe do t’i jemi gjithmonë mirënjohës Polonisë për mbështetjen e vazhdueshme për të ardhmen europiane të vendit tonë dhe jam i bindur që Kryeministrja do të jetë një nga mbështetësit e mëdhenj të çeljes të negociatave të Shqipërisë me BE në 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm”, deklaroi ai. Ndërkohë, duke e ndalur theksin tek turizmi, kryeministri Edi Rama inkurajoi kryeministren polake për krijimin e një linje ajrore direkte fluturimesh nga Polonia në Shqipëri, gjë që sipas tij, do të sillte përfitueshmëri reciproke. Ndërsa, nga ana e saj kryeministrja e Polonisë, Beata Swydlo shprehu bindjen se Komisioni Europian do të njohë progresin e reformave të Shqipërisë, duke hapur bisedimet për anëtarësim në BE. “Ne kemi një përvojë të gjatë dhe ekspertë të vlefshëm në fushën e integrimit europian. Jemi të gatshëm të ndajmë të gjithë këtë përvojë me Shqipërinë, teksa kam po ashtu, shpresën se Komisioni Europian do të njohë progresin e bërë nga Shqipëria, duke përcaktuar një datë të qartë të fillimit të negociatave. Shpreha gatishmërinë time për të asistuar Shqipërinë edhe në reforma të tjera kyçe, si ajo në administratën publike”, deklaroi ajo.

Avramopoulos përgëzon Xhafajn

Sinjale të mirë për integrimin e Shqipërisë në BE, kanë ardhur edhe dje nga Brukseli. Kështu, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, takoi dje Komisionerin për Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, ku ky i fundit përgëzoi Ministrinë e Brendshme për masat e marra dhe rezultatet e arritura deri tani në luftën kundër krimit të organizuar, ndërsa theksoi se do mbështes Shqipërinë drejt BE-së. “Pikat kryesore të diskutimit tonë gjatë takimit të sotëm ishin sigurisht emigracioni, kriza e refugjatëve, lufta jonë e përbashkët kundër terrorizmit, radikalizmit, dhe kundër krimit të organizuar. Unë do të vijoj të mbështes dhe të jem krah Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian”, tha ai. Ndërkohë, Xhafaj pohoi se komisioneri është një mbështetës i madh i aspiratave të popullit shqiptar. “Komisioneri është një mbështetës i madh i aspiratave të popullit shqiptar, të vendit tim drejt integrimit të mëtejshëm në Bashkimin Europian, por njëkohësisht është një mbështetës shumë i rëndësishëm për ne lidhur me çështjet e sigurisë dhe rendit publik në Shqipëri. Me mbështetjen e tij, ne do të bëjmë hapa të rëndësishëm që kanë të bëjnë me çështjet e luftës ndaj krimit të organizuar, trajtimit të çështjeve të emigracionit të paligjshëm dhe një sërë çështjesh të tjera që na preokupojnë në rrugën tonë në integrimin në BE”, tha ai.

Rigels Seliman

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2017 - 22:57

I ftuar në studion e lajmeve të “AbcNews”, ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta në drejtim të ambasadorit amerikan Donald Lu pas apelit që bëri sot se politika duhet të gjejë gjuhën e përbashkët për të zgjedhur Kryeprokurorin e ri.

Postuar: 12/12/2017 - 22:50

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, avokati Spartak Ngjela ku është diskutuar zgjedhja e kryeprokurorit të ri.

Postuar: 12/12/2017 - 22:35

Avokati Spartak Ngjela thotë se mes shtatë kandidaturave të paraqitura për garën për Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm, ka emra të vlerësuar.

Postuar: 12/12/2017 - 22:18

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, i ftuar ne emisionin “Studio e Hapur” në News24 komentoi zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, pas mbarimit të mandatit të Adriatik Llallë

Postuar: 12/12/2017 - 21:32

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka takuar anëtarë të shoqatës më të vjetër të diasporës shqiptare në Amerikë ”Vatra”.