Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qeveria zgjeron ligjin anti-mafia, konfiskim pasurive të pajustifikuara të gjyqtarëve të korruptuar

 Qeveria zgjeron ligjin anti-mafia, konfiskim pasurive të pajustifikuara të gjyqtarëve të korruptuar

Postuar: 11/07/2014 - 07:55

Mazhoranca qeverisëse, e skandalizuar pas mbledhjes së fundit të KLD, përshkallëzon qëndrimet ndaj gjyqtarëve të korruptuar, të cilët mbrohen nga banda e Bujar Nishanit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka artikuluar dje një propozim bombë, teksa pohoi se zbatimi i ligjit anti-mafia duhet të shtrihet edhe tek gjyqtarët e korruptuar. Ministri i Drejtësisë kujtoi mbledhjen e fundit të KLD, ku disa gjyqtarë pranuan se kishin marrë miliona euro dhuratë nga biznesmenë.
 
Në këto kushte, Naço pohoi se i kishte propozuar kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm që ligji anti-mafia të shtrihej edhe tek gjyqtarët. Zbatimi i këtij ligji tek gjyqtarët, parashikon sekuestrimin e çdo pasurie të dyshimtë, e cila nuk justifikohet me të ardhurat e ligjshme të deklaruara nga gjyqtari.
 
“Nëse gjyqtarët pranojnë mijëra apo miliona euro dhurata, atëherë ne jemi të humbur. Prandaj i kam kërkuar dhe do t’i kërkoj kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm që në çdo sferë tjetër të aplikohet ligji anti-mafia për sekuestrimin e të gjitha pasurive që vijnë nga krimi”, theksoi Naço. Me sa duket, nisma e radhës ligjore e shumicës në pushtet, do të jetë amendimi i ligjit anti-mafia, duke përfshirë edhe gjyqtarët, të cilët muajt e fundit po konsiderohen si më të rrezikshëm se bandat kriminale. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, deklaroi gjithashtu se situata në Këshillin e Lartë të Drejtësisë nxori si domosdoshmëri marrjen e masave urgjente në këtë sistem.
 
“Ne kemi një mazhorancë të konsoliduar. S’e kemi përdorur deri tani sepse kemi dashur që reformat t’i bëjmë me të gjithë faktorët, përfshirë opozitën. Por jemi në një situatë emergjente dhe do thërresim së shpejti një konferencë në drejtësi ku do thërresim të gjithë partnerët tanë, edhe ata ndërkombëtarë”, deklaron Naço. Ministri i Drejtësisë, që e cilësoi si akt të paprecedent rezultatin 12-1 në KLD në favor të pasurisë së dyshimtë dhe të pajustifikuar të gjyqtarëve. 
 
Shkarkimi i anëtarëve të KLD 
 
I pyetur nëse do të ketë nisma për shkarkimin e anëtarëve të emëruar në KLD nga Parlamenti, ministri Naço ka pohuar se përgjigje kësaj pyetje mund t’i japë vetëm Komisioni i Ligjeve. “Ne kemi propozuar disa ndryshime thelbësore sepse jemi në gjendje alarmi. KLD e ka humbur integritetin sepse ka futur njerëz nga politika në gjyqësor, gjë që është e papranueshme. Pyetjen mund t’ua bëni anëtarëve të Komisionit të Ligjeve. Unë si ministër kam dhënë dorëheqjen si deputet dhe nuk votoj në atë rast. Qëllimi ka qenë distancimi nga KLD për të treguar që gjyqësori nuk ka më fytyrën e qeverisë”, tha Naço. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 23:55

Kamerat kanë kapur një moment të veçantë sot nga dalja e Presidentit të Republikës Ilir Meta nga

Postuar: 21/11/2019 - 22:42

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka, i ftuar në “360 gradë”, ka deklaruar se Vettingun po

Postuar: 21/11/2019 - 22:02

Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës ka

Postuar: 21/11/2019 - 21:53

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri publikoi sot një deklaratë për shtyp, ku

Postuar: 21/11/2019 - 21:50

I ftuar në emisionin “Open”, Albin Kurti deklaroi se ka patur gjithnjë debate të fort

Postuar: 21/11/2019 - 21:42

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kr