Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Bomba’ e radhës nga Spartak Ngjela: Ju tregoj lëvizjen që do ndodhë së shpejti në nivele të larta të politikës, ja çfarë më tha Rama

‘Bomba’ e radhës nga Spartak Ngjela: Ju tregoj lëvizjen
x

Politike

Qindra shqiptarë të bllokuar në Kakavijë, Ylli Manjani befason me reagimin: Rama po trajton egër ata që...

Qindra shqiptarë të bllokuar në Kakavijë, Ylli Manjani

Gjendja vërtetë shqetësuese në kufirin me Greqinë, ku qindra shqiptarë presin prej tre ditësh në radhë ka sjellë reagime të shumta. Lidhur me situatën ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cili shprehet se kryeministri Edi Rama po merr masa të egra edhe ndaj atyre që e lavdërojnë nëpër rrjete sociale. “Komentuesit më të egër në FB, që nuk pranojnë asnjë kritikë nga Edi Ramës jetojnë në Greqi e në Itali. Pikërisht ndaj tyre Edi Rama merr masat më të egra, shkruan Manjani.

Postimi i Manjanit

Komentuesit më të egër në FB, që nuk pranojnë asnjë kritikë nga Edi Ramës jetojnë në Greqi e në Itali.

Pikërisht ndaj tyre Edi Rama merr masat më të egra.

Keta të Greqisë i lë rregullisht në radhë duke shkumëzuar për të hyrë e dalë në Shqipëri. Ata të Italisë i gjëmonte me policë e gjoba të larta në fillim të marsit.

Sa më egër i trajton Edi Rama aq më shumë e lavdërojnë!

Jo shumica, sigurisht.

P.S. Jo për cinizëm, po për hir të së vërtetës duhet t'ua sjellim në vemendje këto fakte "komentuesve pasionantë", që ende e shohin Edi Ramën si udhëheqës global...

Më të lexuarat