Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qytetarët në burg për dritat, Henri Çili ende borxh 1.2 milionë USD tek tatimet, asnjë penalizim për megakioskën UET

Qytetarët në burg për dritat, Henri Çili ende borxh 1.2 milionë USD tek tatimet, asnjë penalizim për megakioskën UET

Postuar: 21/12/2014 - 08:27

Universiteti i Henri (Naim) Çilit, nuk ka paguar ende asnjë qindarkë pranë tatimeve të Tiranës, dhe pse prej disa muajsh u detyrohet këtyre të fundit plot 120 milionë lekë të rinj, ose 1.2 milionë dollarë. Në muajin gusht www.cityfm.al, denoncoi borxhet e mëdha të Çilit si dhe reformën në arsim se ishte klienteliste, e drejtuar prej tij, korruptive dhe e dështuar. Në fakt sot pas katër muajsh askush nuk mund ta mohojë. Klientelizmi i Naim Çilit dhe UET, tek kryeministri Edi Rama vazhdojnë pa ndalim. Pasi shiti Lulzim Bashën, shqiptarët e shohin hapur çdo ditë. Në vitin 2007, Çili ishte një nga mbështetësit kryesorë të Edi Ramës, në garën për Bashkinë e Tiranës.
 
Në vitin 2011 ishte mbështetësi kryesor i Lulzim Bashës, dhe menjëherë pasi kuptoi rënien e qeverisë së Berishës, filloi dredhinë e tij për t’u futur në sqetullën e Ramës, megjithëse deklaronte që Berisha do fitonte i sigurt zgjedhjet e 2013. Rama, që e ka provuar, e di se çfarë do të thotë t’i japësh një kockë Çilit dhe më pas ta dërmosh, ai të lëpihet edhe më shumë, të shërben edhe me më shumë devotshmëri, njësoj si ish sigurimsat e sistemit dje, apo servilët e diktaturës. Por reforma në universitete ishte e dirigjuar nga Çili dhe lidhjet e tij. Po të shohësh reklamat, gënjeshtrat që bëjnë universitetet private çdo ditë, thua se janë nga më të mëdhenjtë në botë, ndërkohë nuk dalin në asnjë nga rankimet universitare botërore, përjashto ndonjë të huaj. Përpara disa muajsh e akuzuam Henri Çilin e UET, se ishte dirigjenti i një masakre pa kthim në arsimin e lartë, e cila vazhdon. U premtua shumë, por ende asgjë. Tarifat ngrihen, studentët protestojnë, ata që vinin nga universitetet e mbyllura u hodhën në rrugë, kosto të reformës së Çilit, të cilat i marrin familjet, studentët por edhe qeveria.
 
Akreditimi fals 
 
U fol për një akreditim të universiteteve që do bëhej brenda vitit, por ende askush nuk ka publikuar asnjë, pa paragjykuar këtu kompaninë apo ata që do bëjnë këtë akreditim, kjo për faktin se Çili dirigjoi një reformë që sakatoi universitetet për qëllime tërësisht klienteliste, duke i shërbyer Ministria e Arsimit dhe e Sporteve. Pra është e njëjta ministri që ka akreditimin, megjithëse sot ka dalë gënjeshtare, nuk kemi asnjë universitet të akredituar. Pra sistemi i arsimit të lartë në Shqipëri është jashtë standarteve të njohura dhe pranuara në BE. Askush nuk e vlerëson diplomën shqiptare, askush s’i merr seriozisht universitetet mega kioska apo piramida si UET dhe Çili, të zhytur në borxhe me miliona euro në banka. Shto këtu dhe borxhin prej rreth 1.2 milionë dollarë tek tatimet e Tiranës, ku sot pas 5 muajsh rezulton se Henri Çili dhe UET, nuk kanë paguar asnjë qindarkë. Dhe borxhi rezulton ai i shkrimit të parë në muajin gusht. Dy fotot, njëra e gushtit e tjetra e dhjetorit, e vërtetojnë më së miri këtë fakt. Shuma e detyrimit është e njëjta.
 
Burgjet dhe borxhet
 
Sot, policia në luftë kundër vjedhësve të energjisë, po arreston persona që kanë 500 mijë lekë borxhe të papaguara, apo po fut në burg nëna me fëmijë jetimë, po burgos vajza dhe fëmijë jetimë për 20 apo 30 mijë lekë energji detyrime. Po çon letra në çdo shtëpi për qindarkën e fundit borxh që s’e ke paguar. Dhe për këtë bën shumë mirë, askush nuk është kundër këtij aksioni, megjithëse ka kontestime për formën e ashpër. Në një anë kemi qytetarë që burgosen për qindarka dhe nga ana tjetër kemi një detyrim 1.2 miliardë lekë të vjetra, ose 120 milionë lekë të reja, detyrim që UET-i i Çilit nuk e paguan. Asnjë qindarkë e paguar në 5 muaj.   Elvi Fundo 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 32

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2018 - 23:29

Endri Fuga, drejtori i Komunikimit me Median në Kryeministri, ka reaguar pak momente më parë në lidhje me intervistën e Sali Berishës në emisionin “Open”,  duke “sulmuar” gazetarët që ishi

Postuar: 22/10/2018 - 22:45

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani  tha se është zbërthyer rrjeti që tentoi trafikun e

Postuar: 22/10/2018 - 22:42

Mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha është i ftuar në studion e emisionit “Open&r

Postuar: 22/10/2018 - 22:10

Ish-Kryeministri, Sali Berisha akuzoi mbrëmjen e sotme nga studio e emisionit “Open”

Postuar: 22/10/2018 - 22:00

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se politikanë të lartë kanë dalë në pah nga përgjimet e grupit

Postuar: 22/10/2018 - 21:56

Gjatë intervistës së sotme të dhënë në “Open”, Sali Berisha ndër të tjera u shpreh se

Postuar: 22/10/2018 - 21:44

Ish-kryeministri Sali Berisha  ka komentuar operacionin dhe arrestimet e bujshme në fundjavë