
Paralajmërimi i bujshëm i John Bolton: Ju tregoj si do të ndikojë roli i Joe Biden në bisedimet Kosovë – Serbi (VIDEO)

Qytetarët dynden nga liqeni, ministrja Manastirliu: Shqiptarët nuk po e marrin seriozisht pandeminë

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Nëntor 2020

Masat anti-covid të marra nga qeveria për të ulur rrezikun e përhapjes së Covid-19 në vend, duket se nuk po respektohen nga qytetarët. Edhe pse grumbullimet dhe mosmbajtja e maskës mbrojtëse dënohen me gjobë, as kjo nuk i ka ndaluar qytetarët të dynden nga liqeni Artificial. Lidhur me këtë ka reaguar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ku ka postuar foto të cilat paraqesin grumbullime njerëzish të cilët shëtisin të qetë nga liqeni. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo u shpreh se qytetarët e Tiranës nuk e kanë marrë seriozisht situatën në të cilën ndodhet vendi nga pandemia, ndërsa thekson se këto pamje duhet të ishin në një tjetër periudhë. “Kjo pamje do të ishte e zakonshme në një kohë tjetër. Në një kohë normale. Pa pandemi. Pamje si kjo tregojnë që nuk po e marrim seriozisht rrezikun që sjell mos zbatimi i rregullave të vendosura”, u shpreh ajo. Ministrja u shpreh se kjo është papërgjegjshmëri, e cila kurrsesi nuk e parandalon virusin, ndërsa theksoi se ministrja do të vazhdojë punën për të siguruar shëndetin e qytetarëve. “Virusin e parandalon kujdesi në sjelljen e gjithë secilit, e parandalon përgjegjshmëria qytetare në këtë kohë pandemie që vjen një herë në 100 vjet. Ne do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, në shërbim të mbrojtjes së jetës nga virusi i rrezikshëm. Por duhet të kuptojmë se burimet përballë pandemisë nuk janë të pafundme. Nuk janë të tilla për asnjë shtet të botës”, u shpreh ministrja. Sakaq, ministrja Manastirliu theksoi se gjithsecili duhet të ndërgjegjësohet të ndihmojë veten dhe të tjerët në këtë situatë në të cilën ndodhemi. Po ashtu Manastirliu u shpreh se me këtë armik të rrezikshëm po luftojmë siç po lufton çdo vend tjetër por jo të gjithë po tregojnë kujdes. “Askush nuk e do kufizimin e mënyrës së të jetuarit. Por një pyetje e arsyeshme, që gjithësecili prej nesh duhet t’ia bëjë vetes në këtë kohë sfiduese për mbarë globin është: Çfarë po bëj për ta shmangur rrezikun? Çfarë po bëj për të mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur, nga ky virus i rrezikshëm. Në luftë përballë Covid-19, ne kemi ato armë dhe mjete që po përdor sot e gjithë bota, por që jo të gjithë po i përdorim”, u shpreh ministrja.
Më të lexuarat


Do të vaksinohet? Meta i jep mesazhin e fortë Ramës: Më shqetëson shumë fakti që...

Zgjedhjet në Kosovë / Lëvizja Vetëvendosje publikon listën prej 110 kandidatësh

“Do të ndodhë përmbysja e madhe", Ilir Meta paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare

Do të jetë përsëri Kryetar Shteti? Ilir Meta e thotë për herë të parë: Ja ku e shoh veten pas 2022-it

Koalicion i madh PD-PS? Përgjigjet Ilir Meta dhe paralajmëron ‘fundin tragjik’ për Ramën

Letra e ambasadës franceze për Ramën, shpërthen Basha: E turpshme! Tirja i qeverisë sulmon...

I japin Ramës një dhuratë! Nxënësit përballen me të papriturën: Do ta vendos tek Kryeministria (VIDEO)

“Ata që janë shpallur non grata nga SHBA nuk duhet të kandidojnë”, Manjani i jep përgjigjen e fortë Yuri Kim: Kështu nuk kemi gjë në terezi, pasi...

“Kurtit i është rritur pasuria nga 0 në 400 mijë euro”/ Zëdhënësi i PDK’së zbardh pasurinë marramendëse: 40 mijë euro vetëm pagë vjetore

“Si e vetmja parti që fiton tre herë radhazi”/ Veliaj tregon planet: Mandati i tretë për PS, historik; për fitoren e madhe kemi edhe ...
