BREAKING NEWS

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i përgjigjet Sali Berishës

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i
x

Politike

Qyteti në zi nga një vdekje tronditëse, kryeministri Rama anulon vizitën në Delvinë

Qyteti në zi nga një vdekje tronditëse, kryeministri Rama anulon

Kryeministri Rama anuloi një vizitë të tij në Delvinë këtë të hënë, një rast i paprecedent në turet e tij të brendshme, pas qyteti jugor po jeton këto orë tronditjen e vdekjes së 13-vjeçarit, i cili u konstatua i pajetë mëngjesin e së dielës, pasi zemra i kishte pushuar duke fjetur.

Pos këtij fakti, kryebashkiakja e Delvinës, Majlinda Qilimi, është tezja e të miturit të ndjerë. Kjo rrethanë ka bërë që shefi i qeverisë të anullojë vizitën e tij në qytetin 16 km larg Sarandës, ku do ishte për përfundimin e ujësjellësit të tij.

Ndërkohë,  nga kjo zonë, Rama postoi nisjen e punës për hapjen e tunelit të Skarficës në segmentin Kardhiq-Delvinë, që është është njëherësh tuneli i turizmit në jug të vendit.

Tuneli i përket një aksi që eliminon kalimin nga Gjirokastra  e nga Qafa e Muzinës në drejtim të Sarandës, duke e bërë kohën e shkuarjes nga Tirana në Sarandë  në tre orë, nga katër që është aktualisht.