Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Raftet me xhin, e para të pista”, Braçe i nxjerr sekretet Metës dhe e ‘turpëron’ publikisht: Krim më të madh nuk ka!

Postuar: 13/06/2019 - 11:26

“Në këtë vend, ka pak ditë që është bërë e modës të kërkosh në rafte e dollape, në ato që deri dje, ose ishin bosh, ose mbaheshin verë, shampanjë, pije alkoolike, uiski, xhin, e madje edhe para të pista të kërkosh Kushtetutën, të mbash në dorë Kushtetutën, të bësh poza me të, të komentosh mbi të, të thuash gënjeshtra, ti bësh të gjitha këto, me pasion me forcë… vetëm nuk lexon Kushtetutën”.

Kështu e ka nisur fjalën e tij nga Kuvendit zv.kryeministri Erion Braçe duke cituar një për një disa nga nenet e Kushtetutës duke nisur që nga neni i parë që përcakton se Shqipëria është Republikë Parlamentare.

“Sikur kaq të kishte lexuar do kishte më shumë përgjegjshmëri në njoftimet e lëshuara publikisht.

Pushtet pa zgjedhje nuk ka. Pushtet sa të duash e me kë të duash, pa votë, nuk ka dhe nuk do të ketë.

Zgjedhjet nuk mund të pezullohen pavarësisht ofiqit dhe madhësisë së zyrës që ka. Krim më të madh Kushtetues se ky nuk ka. Zgjedhjet në këtë vend, edhe në aktin më të rëndë në ’96-ën janë dhunuar e manipuluar por e drejta themelore për të votuar nuk është hequr as atëherë”, u shpreh Braçe ndërsa e cilësoi zhdekretin e Metës një “precedent të rëndë që nuk duhet legjitimuar”.

“PS hyri në zgjedhje pasi e vranë në 2013-ën, këta që duan të krijojnë këtë precedent. I morën pushtetin e dhënë prej popullit. PS hyri në zgjedhje pa patur kërkënd në KQZ. 30 qershori është rrugë e nisur, nuk ndalet, nuk shfuqizohet. Pushtet pa zgjedhje nuk ka më që në 2017-ën”, tha i prerë Braçe.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2019 - 23:55

Një ditë para protestës së opozitës ka ardhur një tjetër reagim i fortë nga Ambasda e SHBA-së.

Postuar: 20/06/2019 - 23:51

Kryetarja e grupit parlamentar Demokratik, Rudina Hajdari është shprehur se nëse Presidenti Meta

Postuar: 20/06/2019 - 23:20

Një debat me tone të larta është zhvilluar në emisionin e Open ndërmjet Ervin Saljanjit dhe Spart

Postuar: 20/06/2019 - 23:11

Deputetja Rudina Hajdari ka treguar nëse do të krijojë një forcë të re politike.

Postuar: 20/06/2019 - 23:01

Deputeti Lefter Maliqi thotë se është e pamundur të mbahen zgjedhje në Shqipëri në 30 qershor.

Postuar: 20/06/2019 - 23:00

Në një reagim në Facebook, Glauk Olldashi shkruan se në qofte se nuk bashkohemi, gjaku e lotët ta

Postuar: 20/06/2019 - 22:56

Pas reagimit të Ambasadës Amerikane e cila bëri thirrje që qytetarët shqiptarë të distancohen në