
Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar se të prekur me koronavirus, ja 3 qytetet me numrin më të madh të infektimeve

Rakacolli: Masat kufizuese japin efekt në frenimin e pandemisë, do të bëjmë një vlerësim të kujdesshëm

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Shkurt 2021

Vendi ynë prej disa javësh po përballet me një numër të madh viktimash dhe infektimesh të reja nga Covid-19. Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli komentoi dje në një intervistë televizive situatën epidemiologjike në vend nga ku theksoi se vihet re një ulje e numrit të të infektuarve me Covid, por situata mbetet shqetësuese. Ajo u shpreh se në vend sipas saj mund të jenë futur edhe variantet e reja të Covid. “Ekspertët mendojnë se rritja e infektimeve në janar ka qenë komplekse. Fillimisht u lidh me faktin stinor. Faktori tjetër që është menduar ka qenë edhe ajo që nuk u zbatuan masat e rekomanduara në kohën e festave të fundvitit. Mendohet që në Shqipëri janë futur variantet e reja të virusit, të cilat kanë një infektueshmëri më të lartë se virusi bazë. Është ndërthurja e disa shkaqeve që kanë çuar në këtë rritje”, tha ajo. Sipas saj, masat kufizuese të propozuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve kanë dhënë efekt. Ndër të tjera, ajo tregoi se plani i masave do të ndryshojë në varësi të rasteve. “Ne besojmë se masat kanë dhënë efekt duke analizuar indikatorët dhe duke i dhënë vlerë incidencës. U vu re që incidenca dyjavore ishte ulur me 2 për qind. I dhamë kohë vetes për një vlerësim më të kujdesshëm”, tha ajo. Sa iu përket grupmoshave më të prekura, Rakacolli sqaroi se mosha më e prekur ka qenë 15-35 vjeç. Rakacolli bëri me dije edhe vdekshmërinë tek grupmoshat e reja e cila është në rritje. “Mosha mesatare më e prekur ka qenë ajo e grupmoshës 55-65 vjeç. Por, është rritur ndjeshëm edhe grupmosha 15-24, 25-35 vjeç; ka një rritje të ndjeshme në këto grupmosha, ku nuk është rritur vetëm prekja, por janë edhe format e rënda që kanë filluar të shfaqen. Javën e kaluar humbi jetën edhe një 18-vjeçar, pa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese”, tha Rakacolli. Ndërkohë, javën që vjen pritet që të vijnë dozat e tjera të vaksinave në vendin tonë. Këtë e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, teksa ka ndjekur nga afër dje procesin e vaksinimit në qendrën e vaksinimit në Arenën Kombëtare. Ministrja Manastirliu u shpreh se do të vijnë sasitë e radhës së vaksinave nga Pfizer, duke filluar nga java tjetër. “Javën tjetër do të vijë dërgesa e radhës nga Pfizer. Me ardhjen e vaksinave, sipas kalendarit të kontratës që kemi lidhur me Pfizer-in, ditën e hënë do të vijojmë të intensifikojmë dhe të shtrijmë në vijim vaksinimin. Gjithashtu pritet që në 10 ditshin e parë të Marsit, të kemi edhe një dërgesë të parë nga kontrata me Covax-in”, tha Manastirliu.
Më të lexuarat


Basha del me apelin e fortë për qytetarët: Janë dy-tre dokumente që qëndrojnë mbi tavolinë, sot kam vetëm një mesazh për ju!

Zgjedhjet e 25 prillit/ Luan Rama bën denoncimin e fortë nga Vlora: Kandidatët e PS ofrojnë favore për vaksinën dhe për marrjen e ...

Të dhënat nga e-Albania, koordinatori i IT-së në PD e pranon publikisht: Numri ID përdoret kudo, nuk aludoj që …

Takimi i kryeministrit në Gjirokastër me ministrin e Turqisë, alarmohen mediat greke, ja çfarë shkruajnë për Ramën dhe Erdogan

U votua në zgjedhjet e 14 Shkurtit, deputeti i Kuvendit të Kosovës ka mbaruar vetëm shkollën fillore (EMRI+FOTO)

Përdorimi i të dhënave nga e-Albania, paralajmëron kreu i SPAK: Së shpejti do të keni...

Çuçi: Do të sfidojmë numrat në Gjirokastër, PS merr 3 mandate deputetësh

“Nga ka dalë identiteti im?!”/ Gazetari i njohur vë në siklet Elisa Spiropalin në mes të emisionit, i nxjerr të dhënat e veta dhe emrin e patronazhuesit, ja si reagoi ministrja (REPLIKAT)

Floriana Garo del me mesazh të fortë pak ditë para zgjedhjeve: 25 prilli, dita më kritike në historinë e Shqipërisë!

“Ajo nuk ishte ndër më të mirat në grupin e saj, e quanin të marrë”, kryeministri Rama befason me ato që tregon për artisten e madhe shqiptare: Pa një ëndërr me sy hapur dhe...(E PLOTË)
