
“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Rakip Suli sfidon Berishën: Hajde kandido përballë meje ta shikosh çfarë rezultati poshtërues do marrësh

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Janar 2023

Pas akuzave të ngritura të premten nga ish-kryeministri Berisha në adresë të kryebashkiakut Rakip Sulit, duke thënë se ka dorë, ka ardhur dhe përgjigja e qytetarit të parë të Kamzës. Sipas tij, Berisha në Kamëz shkon vetëm për mitingje, teksa kryeministri Edi Rama në tre vite ka inauguruar 28 kanitere ndërtimi. Madje përmes një statusi në rrjetet sociale Suli, sfidon Berishën, duke e ftuar të kandidojë në Kamëz, për të parë si është situate sot. “Dua të të ftoj të kandidosh vetë në Kamëz e ta shikoni se çfarë rezultati poshtërues do marrësh. Do të të krijoja kushte që me karrocë për të moshuarit të vije dhe të vizitoje objektet arsimore që janë bërë në Kamëz, të shikoje cilësinë dhe kushtet e fëmijëve në shkolla kopshte e çerdhe dhe ta krahasoje me modelin tënd më të shëmtuar 30 vjeçar. Ka mbi 30 vjet që vjen në Kamëz vetëm për mitingje. Në vetëm 3 vite Kryeministri Edi Rama ka ardhur plot 28 herë për të parë kantierët e punëve publike në këtë Bashki”, deklaroi ai. Më pas duke iu përgjigjur ironisë se kur Rakipi shkon në fshatin e tij në Dibër, të nesërmen numërojnë kuajt, Suli shton se është kryelartë për zonën nga vjen. “Unë vij nga një zonë e Dibrës me shumë tradita dhe me histori të lavdishme. Jam kryelartë për zonën nga vij dhe jam i lumtur që i kam përfaqësuar denjësisht në udhëtimin tim qoftë privat qoftë publik. Pyet mirë Sali, mos i lësho fjalët si lopa bajgën. Sa për kuajt që trazojnë mendjen tënde të sëmurë dhe gojën tënde të pistë, mund të të them se jam kalorës dinjitoz i Çidhnës e Dibrës prej nga vij dhe duelet e mia i kam fituar gjithmonë. Mbase kjo jua trazon psiqikën e sëmurë. Shihemi në 14 Maj!”, shkruan Suli.
Më të lexuarat


KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

“Regjimi i Edi Ramës duhet të përfundojë aty ku e ka vendin”/ Berisha prezanton kandidatin për kryetar bashkie në Kamzë, ja EMRI

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Nga integrimi i grave të dhunuara e deri tek mbështetja financiare, Ilir Meta publikon 4 angazhimet e PL-së

“Rama mban peng të shoqen...", deputeti i PD-së hedh akuzat e rënda ndaj qeverisë dhe thumbon kryetarin e bashkisë: Është i denjë për Akademinë e Barinjve

Zbulohet një tjetër kandidat i PS në zgjedhjet e 14 majit (EMRI)

Zgjedhjet e 14 Majit/ “Blerje votash, presion, keqpërdorim i burimeve shtetërore”, ambasada amerikane u bën thirrjen e fortë qeverisë dhe partive dhe i paralajmëron

"Xhaxhi hë të keqen mos e përdor administratën…", deputeti i Partisë Demokratike tregon arsyet se pse nuk do të votohet PD-ja në zgjedhjet e 14 majit

PD ende pa vendim për zgjedhjet, ish-deputeti: Bardhi kundër Alibeajt, s’do nxjerrin dot kandidatë në 61 bashki
