BREAKING NEWS

Konflikti për pronën, i riu qëllon me pistoletë manovër kushëririn

x

Politike

Ralf Gjoni e pyet në lidhje me deklaratat e kryeministrit grek për bllokimin e negociatave”, ministri Cakaj jep përgjigjen e prerë

Ministri i Jashtëm në detyrë  Gent Cakaj në Komisionin e Integrimit është pyetur nga deputeti Ralf Gjoni edhe për deklaratat e kryeministrit grek.

“Jemi të shqetësuar për deklaratat e kryeministrit grek për bllokimin e negociatave.”, është shprehur Ralf Gjoni. Ndërsa përgjigja e ministrit ishte: “Shqipëria nuk asnjë problem me plotësimi e kushteve”.

Një javë më parë  Selaniku, kryeministri grek Mitsotakis  paralajmëroi  Tiranën se Greqia do të bllokojë fillimin e negociatave të Tiranës me BE nëse qeveria shqiptare nuk tregon me vepra se respekton të drejtat e minoritetit kombëtar grek. Qeveria Mitsotakis ndjek me shumë vëmendje zhvillimet në Ballkan dhe cilëson të rëndësishëm momentin politik deri në Tetor kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin datën për fillimin e këtyre negociatave.