
Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e shtëpisë (Emri)

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga inertet dhe uji (Video)

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

Rama 'kujtohet' pas 10 vitesh qeverisje: S’ka më leje ndërtimi për kompanitë nëse nuk garantojnë pagat e punonjësve

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Mars 2023

Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në një subjekt në Tiranë, tha se nuk mund t’i jepet një punonjësi ndërtimi pagë minimale kur metri katror i një apartamenti ka kaluar 1 mijë euro. Ai shtoi se nuk do të ketë më leje ndërtimi për kompanitë nëse nuk garantojnë pagat e duhura për punonjësit.
“Ky nuk është më një shpërblim i një krahu pune që bën të mundura fitimet më të mëdha për kompanitë shqiptare por është shfrytëzim i punonjësve deri në limitet, caqet e mbijetesës. Dhe nuk kemi për ta toleruar më. Sot jemi në kushtet kur ekonomia dhe produktiviteti garantojnë jo vetëm fitime për sipërmarrjen por të ardhura shumë përtej pagave që jepen ose deklarohen.
Ajo që është ana tjetër e medaljes së kësaj të keqeje është se në këtë 32 për qind ka një gënjeshtër të madhe sepse janë në një pjesë pagat që jepen dhe në një pjesë pagat që deklarohen ndërkohë që një pjesë tjetër paguhet në të zezë. Që domethënë përfitime që janë përtej normales dhe që të shkojnë deri te pika e fundit e gjakut dhe e djersës nga ana e kapitalistëve tanë.
Goditet njeriu, punonjësi dhe shteti. Njeriu sepse ajo paga që merret në të zezë është grabitja e pensionit dhe e asistencës shëndetësore në rast nevoje. Goditet shteti se për këtë shkak nuk i merr këto të dyja. Këtu nuk është fjala për taksa por për vetë ata që marrin pagën, të cilët zhvishen nga e drejta për të pasur një pension të drejtë dhe më pas dëgjojmë ankesat e tyre që pse nuk rriten pensionet. Si do të rriten nëse nuk ka kontribut për pensionet?”, tha Rama.
Kreu i qeverisë shtoi se po formulojnë një draft me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj për ta kaluar për miratim në Kuvend.
“Në këtë aspekt do të bëjmë disa ndërhyrje, që do t’ju japim mbështetje punonjësve për të garantuar të drejtat e tyre. Nga ana tjetër po formulojmë me ministren një draft që do ta diskutojmë në qeveri dhe parlament, nuk do të pranojmë më kompani ndërtimi që të kërkojnë para taksapaguesve për të ndërtuar rrugë, çerdhe, shkolla ose nuk do t’ju japim leje ndërtimi nëse sjellin paga të tilla. Kompanitë që nuk garantojnë pagat e punonjësve nuk mund t’i financojmë dot me lekët e taksapaguesve.”, tha Rama.
Më të lexuarat


A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

Lulzim Basha takim me të rinjtë në një tjetër qytet

Jorida Tabaku zbulon nëse do të jetë në krye të PD pas dorëheqjes së Alibeajt

Mori bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu rendit arsyet e fitores në 14 maj

A duhet të bëjë Berisha hapa pas? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

Jorida Tabaku rendit arsyet që çuan në disfatën e opozitës në 14 maj, ja lëvizja e fundit që duhet të bëjë PD-ja

Kreshnik Spahiu nxjerr zbuluar deputetët, tregon shumën marramendëse që do të marrin kur të dalin në pension

Pse po rikthehet Basha? Avokati i njohur zbardh skenaret: Eksperienca e tij ndër më të plotat në politikë
