BREAKING NEWS

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen
x

Politike

Rama acarohet me gazetarin: Ironinë mund ta marrësh edhe mbrapsht

Rama acarohet me gazetarin: Ironinë mund ta marrësh edhe mbrapsht

Koronavirusi ka goditur rëndë financiarisht edhe median në Shqipëri. Rama nuk e përfshiu në paketën ekonomike për pasojat e Covid-19.

Kreu i qeverisë nuk e ka pritur mirë ironinë e gazetarit në një emision televiziv, i cili tha se ERTV-ja do të jetë e hapur për informacion, por sipas tij publiku informohet edhe përmes kanaleve të tjera.

Pjesë nga intervista

Gazetari: E kuptoj që ERTV-ja do të jetë e hapur për informacion, por publiku informohet edhe përmes kanaleve të tjera.

Rama: Ironinë mund ta përdorësh, por kur e përdor duhet të jesh i përgatitur që ta marrësh mbrapsht, por unë s’po ta kthej mbrapsht siç do ta meritoje, por të them këtë që ERTV-ja nuk kushton asnjë kokërr leku, pasi është një dritare në Facebook, që përdor video si të gjitha dritaret e njerëzve në këtë planet. Dakord? Dhe emri ERTV i është vënë që të gjithë ju bini në një grep qorrazi dhe të bëni këtë që bëni. Unë fola për shpenzimet familjare të të gjithëve, nuk fola për ERTV-në. Kam parasysh shkurtimeve që të gjithë që duhet të bëjnë.