BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Rama akuzon opozitën se po e luftojnë projektin e Portit të Durrësit si djalli temjanin, Berisha-Meta e cilësojnë mega-aferë të pastrimit të parave dhe paralajmërojnë protesta

Rama akuzon opozitën se po e luftojnë projektin e Portit të

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për akuzat e opozitës për ndërtimin e portit të Durrësit.Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama i cilëson maskaragjozllëqe ato që thuhen nëpër media, për të cilat tha se u ka dhënë hapësire të paanë atyre që po e luftojnë projektin si djalli temjanin.“Numri i maskaragjozllëqeve që po thuhen për projektin madhor të Portit Turistik të Durrësit, si edhe hapësira e paanë mediatike në dispozicion të të paudhëve që po e luftojnë projektin si djalli temjanin, janë pasqyra e ligësisë që e ndjek këtë vend si mallkim qysh në vitin 1912!”, shkruan Rama. Kryeministri Edi thekson se ky është investimi më i madh ne rajon dhe se do t’u shërbejë durrsakëve që të shohin fytyrën e vërtetë të armiqve të së ardhmes së Durrësit.“Armiqësia kundër investimit më të madh në rajon,i cili do ta transformojë Durrësin në një ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut, duhet t’iu shërbejë të gjithë durrsakëve për të parë fytyrën e armiqve të së ardhmes së Durrësit; o me Durrësin në majë o me ata në plehra!”, shkruan Rama.

Berisha paralajmëron ngritjen e një komisioni hetimor

Ndërkohë, demokratët kërkojnë hetim parlamentar për projektin e portin të ri të Durrësit. Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë ditën e  djeshme për mediat, paralajmëroi ngritjen e një komisioni hetimor.“Meqenëse Edi Rama po vepron në mënyrë të rrufeshme për kalimin e ligjit për këtë marrëveshje, atëherë edhe ne në mënyrë të rrufeshëm të krijojmë komision hetimor parlamentar dhe ta dërgojmë edhe këtë në Gjykatë Kushtetuese. Duhet të parashikojmë edhe tjetër armë që kemi në dorë, protestat e fuqishme kundër kësaj grabitje të tmerrshme”, tha ai. Sali Berisha këmbëngul se Kryeministri dhe vëllai i tij Olsi Rama janë aksionerë të fshehtë në projekt dhe përfituesit kryesor në këtë  projekt.“Nuk ka njohur toka një vjedhje si kjo. Vetë kompania Rama-Alabar investon gjithsej 2-3 % më së shumti. Ndërtohet për pasunarët e qeveritarëve marina bej, dhe sikur të ishin skllevër shqiptarët paguajnë 2 miliardë euro për portin tjetër. U vidhen 1 milionë metra katror tokë dhe marrin 200 mijë euro në vit si fitim.  Kurse Rama, Olsi dhe Kërriçet e tyre, sipas asaj që kanë shkruar aty, 60 përqind, se e kanë sekret, 60-përqindëshi nuk mund të jetë kush tjetër përveç Edi Ramës, Olsi Ramës, Bledi Çuçit dhe klanit qeveritar të drogës”, tha ai.

Blushi-Ramës: Po vjedh Portin e Durrësit me offshore

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi vijon replikat në rrjetet sociale me kryeministrin Edi Rama për projektin e portit të Durrësit.“Edi Rama siç po vjedh Portin e Durrësit me offshore që nuk u njihen pronarët, edhe Qeverinë offshore e ka, se edhe asaj nuk i njihen pronarët e vërtetë. Halabakët, oligarkët dhe inceneratorët i dimë, të tjerët presim të na i thotë!”, shkroi Blushi.

Açka ironizon projektin e Portit të Durrësit: ‘Porta Potty’ mbi antikitet

Deputetja e PD, Flutura Açka ka ironizuar projektin e Portit të Durrësit duke thënë se në Shqipëri do të vijë Dubai dhe përmend skandalin ‘Porta Potty’. Po ashtu e shoqëron me një poezi duke thënë se nuk do të sjellë integrim ndërsa Europa nuk e miraton si projekt. Ndërkohë, ashtu si kolegët thotë se qeveria po nxiton për t'i mbyllur në fshehtësi letrat për ndërtimin e projektit të portit të Durrësit.“A ke qenë ndonjëherë në Dubai?”, më pyeti një mike. Jo, i thashë, do vijë Dubai këtu. Pse nxiton kaq shumë qeveria për t’i mbyllur në fshehtësi të plotë letrat e votat e portit luksoz të jahteve, kur as Europa nuk e miraton si projekt. Kështu do të integrohemi në Europë?!Durrës-Dubai - Porta Potty mbi antikitet. Kush do me e shky historinë?Kush do me e zhba krenarinë?Kush do me instalu shfrenimin?Kush do me i flak shqiptarët?Kush do me i vënë çallmë antikitetit?E nxjerrtë si bërllok historia!”, shkroi Açka.