BREAKING NEWS

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan Çani, Ilir Meta del "zbuluar", i përplasen skandalet e rënda: I ke ditët e numëruara...

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan
x

Politike

“Rama, Basha dhe Meta po ua nxijnë shqiptarëve”, Ralf Gjoni nuk lë gjë pa thënë, Spiropali i kthehet keq: Ku e gjen guximin ti që... (REPLIKAT)

“Rama, Basha dhe Meta po ua nxijnë shqiptarëve”, Ralf

Deputeti Ralf Gjoni u shpreh sot në Kuvend se tre parti politike ua kanë nxirë jetën shqiptarëve.

Gjoni tha se ndryshimet kushtetuese ishin një lojë e tri partive të mëdha në vend.  Ai u shpreh se integrimi është vetëm një përrallë, që tregohet nga tri parti politike, që nuk duan integrimin e vendit në BE.

“Të tallet maxhoranca dhe ata që janë jashtë në këtë farë feje me këtë popull, është e pafalshme. E keni degraduar integrimin europian në leckë larëse. bëni sikur doni integrimin, por dini shumë mirë si të bëni lojën. Ndryshimet kushtetuese ishin lojë. Ja ku është lista shqiptarë, ata nuk duan të hapin listat. Ju doni të ruani pozitat politike.

Lulzim Basha del dje dhe jep këshilla për ilaçet që donin të përdorin për infeksionet, ndërsa nuk flet për ndryshimet kushtetuese. Edhe Ilir Meta foli për Vjosën, ndërsa nuk foli për ndryshimet kushtetuese. Kjo trini kanë marrë peng vendin. Shqiptarët po largohen masivisht nga ky vend. Frika ime është se këtu do ngelen militantët dhe të moshuarit”, tha Gjoni.

Në lidhje me këto deklarata të Gjonit, ka reaguar ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali. Kjo e fundit iu drejtua Gjonit, duke i thënë se ku e gjen guximin të flasë kështu së bashku me Rudina Hajdarin, pasi nuk kanë bërë asnjë betejë politike në jetën e tyre.

“Ku e gjeni guximin të thoni këto? Çfarë betejash elektorale ke bërë ti, Ralf e Rudina që ta dimë. Se Balla, Kushi po e me radhë kanë qenë në disa beteja elektorale. Unë në partinë time jam votuar aq herë sa po të mblidheni ju të dy, nuk ia dilni. Juve ju ka vënë partia. Dilte Rudina mbante ato fjalimet modeste, se tani ka goxha përmirësime.

Tani vjen na flet ne për dinjitetin, servilizëm, votën e  kryetarit, që s’ja ka haberin. Të dalë tani me atë partinë që po bëni, shumë mirë, e dilni të kuptoni çfarë është të merrni votën. Asnjë nga ne këtu nuk ka pallat në emër të ndonjë tjetri, ndaj kur na referoheni, kur na hidhni gurë, shih mos jetoni vetë në shtëpi me xham”, tha Spiropali.