BREAKING NEWS

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)
x

Politike

“Rama bredh me charter luksoz në Evropë”, Basha shpërthen që në mëngjes ndaj kryeministrit dhe ngre alarmin: Kjo situatë është e tmerrshme!

“Rama bredh me charter luksoz në Evropë”, Basha

Kreu i PD Lulzim Basha pak para se të fillojë takimet me bizneset e vogla në Kombinat ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar ekonomike në vend për të cilën bën shkaktar kryeministrin Edi Rama.

Basha akuzon Ramën se në këtë periudhë të vështirë ekonomike bredh me charter luksoz në Evropë, duke shpenzuar qindra mijëra euro nëpër Paris.

“Në qytete të tjera bizneset po mbyllen po falimentojnë ku njerëzit nuk janë në gjendje të blejnë as nevojën minimale të konsumit të tyre. Listat janë shtuar është shtuar numri i njerëzve që nuk kanë mundësi të paguajnë as për nevojat minimale të ditës. Varfëria është kudo. Edhe në kohë të pandemisë.

Kjo është situata e tmerrshme ekonomike, ndërsa Edi Rama bredh me charter lukson në Evropë, shpenzon qindra mijëra euro nëpër Paris, lekë që do të jepnin ndihmë jetike për qindra familje që sot s’kanë mundësi të blejnë mallrat bazë për familjet. Raporti i fundit e Bankës Botërore thotë se 1 në 2 familje shqiptare jeton në varfëri.

Situata e tmerrshme ekonomike ka 1 përgjegjës, njeriun që ka vënë përpara xhepat e tij, pushtetin e tij dhe pasurimin e një grupi oligarkësh me të cilët mban pushtetin. Jam këtu për të thënë se ne kemi një plan. Paratë tuaja i ka bërë rrush e kumbulla, me udhëtime me chartera luksozë në Evropë”, tha Basha.

Më të lexuarat