BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Rama del me deklaratë të papritur për 30 qershorin dhe zbulon çfarë do ndodhë: Mund të ketë probleme!

Rama del me deklaratë të papritur për 30 qershorin dhe zbulon

Kryeministri, Edi Rama ka komentuar trazirat që po ndodhin në ambientet e KZAZ-ve duke u shprehur se janë orvatje të dëshpëruara. “Janë orvatje të dëshpëruara të një grupi të dëshpëruarish që nuk do të lënë gur pa luajtur për ta trazuar Shqipërinë dhe për ta ushqyer negativitetin jashtë kufijve të Shqipërisë në mënyrë që të mos çelen negociatat”- pohoi Rama.

Pyetja në mendjen e gjithësecilit është: cili është plani që ka kryeministri për 30 qershorin, dhe sidomos për periudhën pas 30 qershorit. Cili është plani që ka për zgjedhjet dhe sidomos për zgjidhjet?

Pjesë ngë biseda

Zoti kryeministër, nga kjo që ju thoni, duket se këndvështrimi juaj është fiksuar në një datë, data 30 qershor. A do të mund të përfytyronit veten tuaj më datë 1 korrik. Si e shikoni këtë datë dhe mbi të gjitha si do të donit ta shikonit këtë datë?

– Nuk shoh asgjë të paparashikueshme, a thua se jam parashikues i fatit, se për parashikues të fatit dihet se kush e parashikon fatin këtu, por është e qartë se do të jetë një zhvillim i trazuar, me fenomene sporadike për të cilat ata që do t’i marrin përsipër do të përgjigjen para ligjit. Dhe 1 korrik do të jetë dita pas zhvillimit të zgjedhjeve, ku mund të ketë probleme, sporadike e thashë, por asgjë e jashtëzakonshme.

Po, por shenjat së paku nga dita e djeshme dhe sot, shenjat janë më shumë se sa shqetësuese. Në Tropojë, Shkodër, Kamëz, Kavajë, Devoll…

Janë orvatje të dëshpëruara të një grupi të dëshpëruarish që nuk do të lënë gur pa luajtur për ta trazuar Shqipërinë dhe për ta ushqyer negativitetin jashtë kufijëve të Shqipërisë në mënyrë që të mos çelen negociatat. Mund t’ia arrijnë përkohësisht, edhe ky është një opsion, mund t’ia arrijë përkohësisht në tetor, por nuk do të arrijnë kurrë ta kapërcejnë këtë fazë pa i paguar gabimet e tyre politikisht në raport me njerëzit, ashtu sikundër përfitoj nga rasti, sepse më vjen realisht keq për ata që ju shkojnë pas dhe bie viktimë e ligjit dhe e shkeljes së ligjit, ndërkohë që këta që i cysin dalin ende pa lagur. Ndodhi në Librazhd një shfaqe dhune. Organizatori shkoi në shtëpi. Një grup njerëzish që i shkuan pas nuk shkuan më në shtëpi dhe janë përballë drejtësisë në një situatë aspak pozitive për veten. Kështu që unë u bëj thirrje të gjithë atyre që jeni në të drejtën tuaj, jeni opozitarë, të jeni kundër qeverisë, të doni që unë të iki sot dhe jo nesër etj, etj, por mos u bëni mish për top sepse në fund ligji godet dhe nga kjo goditje ju nuk fitoni absolutisht asgjë, përkundrazi humbisni. Nesër kemi votimin në parlament të ndryshimeve në kodin penal. Ka edhe një nen që do të sanksionoj ndalimin e daljes jashtë kufijëve për të gjithë ata që janë të dënuar për krime zgjedhore …

Më të lexuarat