BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Rama dhe Basha më 12 dhe 13 qershor spastrojnë partitë, shkojnë drejt bashkëpunimit në shtator me struktura të rinovuara

Rama dhe Basha më 12 dhe 13 qershor spastrojnë partitë,

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike duket se kanë nisur lëvizjet për të pjekur terrenin e bashkëpunimit në sesionin e ri parlamentar. Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar disa herë një ftesë bashkëpunimi liderit demokrat dhe nga dita në ditë shtohen sinjalet se në Parlamentin e ri do të kemi një frymë të re në politikë. Edhe Rama e ka deklaruar se qëllimi është që të marrin fund sherret e akuzat, por të gjithë të bëhen bashkë për reformat dhe gjithçka tjetër. Lëvizja e parë e të dyja palëve ishte shpartallimi i LSI. Nëse LSI merrte shumë mandate, bashkëpunimi PD-PS do të shihet i vështirë. Kjo parti tani ka vetëm 4 deputetë dhe roli i saj në Parlament është i papërfillshëm. Por ajo që bie në sy është se si Rama ashtu dhe Basha po mundohen të mbyllin sa më shpejt të jetë e mundur debatet dhe çështjet brenda partisë. Basha vendosi të fusë PD në zgjedhje më 13 qershor, vetëm një ditë pas Kongresit të PS (12 qershor). Organizimi kaq i shpejtë i zgjedhjeve në PD tregon disa fakte. Së pari kryedemokrati Basha nuk u lë kohë kritikëve të mobilizohen kundër tij. Së dyti, mbajtja e zgjedhjeve në qershor dhe rikonfirmimi i Bashës do të shuajë debatin deri në krijimin e Parlamentit të ri. Sado kritikët e tij të mos njohin zgjedhjet në parti dhe të akuzojnë, deri në shtator gjithçka do të jetë qetësuar dhe Basha do i ketë mbyllur problemet brenda partisë së tij. Të njëjtën skemë po ndjek dhe Rama. Më 12 qershor mblidhet Kongresi i PS. Aty, Rama do të nisë reformimin e partisë dhe në shtator PS do të ketë një Asamble dhe Kryesi të re. Po ashtu do të ikin shumë krerë degësh dhe individë që nuk punuan sa duhet në zgjedhje. Në shtator Rama pritet të fusë në qeveri njerëzit që ai beson më shumë, ndërsa po ashtu e njëjta gjë do të ndodhë dhe në Kryesi e Asamble. Pra duket sikur si Rama ashtu dhe Basha po ecin me të njëjtën skemë. Të dy do të çimentojnë poste në krye të partive dhe po ashtu do të kenë pas vetes ata që i mbështesin. Kjo do e bëjë shumë të lehtë hedhjen e hapit final të bashkëpunimit.

Bashkëpunimi mes PD dhe PS

Kryeministri Edi Rama e ka sqaruar disa herë se kush është qëllimi i ftesë së tij ndaj Bashës. Ai ka thënë se do një frymë të re politike, ndërsa është gati të lëshojë shumë gjëra për Bashën. Mbështetësit e Berishës dhe vetë ish-kryeministri nuk e duan bashkëpunimin me Ramën. Por Basha duket se me mbajtjen e zgjedhjeve i nxjerr ata jashtë loje. Elementi i parë ku palët pritet të bashkëpunojnë është presidenti i ri. Sido që të vejë fati i Metës, duke qenë se ndaj tij ka nisur një proces shkarkimi, ai vitin që vjen largohet dhe duhet të emërohet një president i ri. PS e ka bërë të qartë se do të kërkojë një emër konsensual me PD. Elementi i dytë që pritet bashkëpunim janë zgjedhjet vendore. Kemi disa bashki apo kryetarë dhe përveç tyre, mund të shkohet në zgjedhje dhe në disa bashki të tjera, sidomos ato që kanë qenë bastione të PD. Më pas pritet që të ndërmerren një sërë reformash të rëndësishme ku sërish PS do të kërkojë bashkëpunim. Ideja e bashkëqeverisjes është e fundit dhe mbetet të shihet sa do të arrihet deri aty. Nuk duhet harruar se KQZ ka zbuluar parregullsi në zgjedhje dhe nëse PS humbet 2-3 mandate, bashkëqeverisja është e vetmja rrugë.

Më të lexuarat