BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Rama dhe Basha rinisin fushatën, kreu demokrat premton mbështetje për të prekurit nga tërmeti, kryeministri inspektime në rrugë

Rama dhe Basha rinisin fushatën, kreu demokrat premton mbështetje

Politika shqiptare duket se është përfshirë nga ethet e fushatës elektorale, edhe pse ndodhemi shumë muaj larg fushatës zyrtare për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Kryeministri Edi Rama ka lënën pas pushimet dhe ka thyer heshtjen, ku po fokusohet tek investimet e qeverisë në infrastrukturë, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka intensifikuar takimet me qytetarët dhe është fokusuar te premtimet ekonomike e sociale.

Basha premton mbështetje për të prekurit nga tërmeti

E hëna e ka gjetur dje kryedemokratin Lulzim Basha në fshatin Kameras në njësinë administrative Manëz, ku ende shume familje jetojnë në çadra për shkak se 9 muaj më parë tërmeti i 26 nëntorit la mijëra familje pa banesa. Kreu i opozitës gjatë takimeve më banorët premtoi se kur PD të vijë në pushtet do të ofrojë mbështetje për të prekurit nga tërmeti, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk e ka mendjen tek qytetarët, por tek oligarkët. “Qeveria i gënjeu kur ju premtoi se do t’i strehonte dhe sistemonte familjet, banesat e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti. Sot në Manzë takova të moshuar të pastrehë, prindër pa shtëpi, që jetojnë në çadër, të braktisur nga qeveria. Asnjë qindarkë nga paratë publike të shtetit apo nga fondet e dhëna nga BE nuk ka ardhur këtu. Nën vapën e padurueshme, nën shirat e vazhdueshëm dhe në kulmin e pandemisë, ata përpiqen të mbijetojnë, ndërsa qeveria vazhdon t’i vjedhë fondet publike që ju takojnë atyre, për t’jua dhënë me PPP dhe koncesione 5 klientëve të saj oligarkë. Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme që punon për ta. Askush në Shqipëri nuk duhet të jetojë në çadra apo të llogarisë bukën e gojës. Vëmendja jonë kryesore do të jenë qytetarët, hallet dhe shqetësimet e tyre të përditshme”, deklaroi Basha.

Rama inspektime në rrugë

Por ndryshe nga partitë që janë në opozitë, partitë që janë në pushtet kanë treguar se rruga më e lehtë për të përcjellë tek elektorati punën e qeverisë para zgjedhjeve të reja është prerja e shiritave të inaugurimeve në rrugë, shkolla e fabrika. Edhe qeveria Rama, e cila do të kërkojë një mandat të tretë në 2021-in ka nisur përgatitjet për të prerë sa më shumë shirita projektesh infrastrukturore. Dje kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë parë nga afër punimet në rrugën Delvinë-Kardhiq. Gjatë fjalës së tij të shkurtër, kryeministri Rama konsideroi ndërtimin e këtij aksi si vepër e stërpremtuar në dekada, ndërsa premtoi se tetorin e ardhshëm do të hapet tuneli. “Sipas kësaj, që të jemi të saktë që ta lëmë në arkiv, shtatorin-tetorin e ardhshëm ne hapim tunelin. Kjo është fantastike”, deklaroi ai. Gjithashtu kryeministri Edi Rama publikoi një video në rrjetet sociale nga kantieri Delvinë-Kardhiq ku punohet pa pushim. “Nëpër kantierin e Delvinë-Kardhiqit, ku punohet pa pushim në një terren tejet të vështirë, por ku do t’u ofrohet nesër udhëtarëve një rrugëtim përmes një panorame mahnitëse”, nënvizoi kryeministri Rama. Ndërsa ministrja Balluku informoi në lidhje me ecurinë e punimeve, ku theksoi se loti 8, që është në pjesën që lidhet me Sarandën, është një lot i përfunduar ku ka disa ndërhyrje të skarpateve, të sinjalistikës dhe detajet e tjera për përfundim. “Është padyshim një formacion i vështirë, siç ka qenë edhe pjesa e të gjitha punimeve që janë kryer në lotin 4, pasi kemi një zonë kodrinore dhe malore që kërkon impenjim shumë të madh. Megjithatë duke nisur që sot, koha dhe afati i kontratës janë 24 muaj, po si zakonisht ne do të mundohemi që ta realizojmë para afatit”, nënvizoi ajo. Ndërkohë ministrja mori garanci nga përfaqësuesi i kompanisë kontraktore “Gjoka” se punimet do të kryhen në 50% të afatit, pra vepra do të dorëzohet për 12 muaj dhe jo për 24 muaj.

Më të lexuarat