BREAKING NEWS

Video/ Nuk dorëzohet Zvicra, shkund rrjetën e Serbisë, Embolo barazon shifrat

Video/ Nuk dorëzohet Zvicra, shkund rrjetën e Serbisë, Embolo
x
BREAKING NEWS

“Protesta e 6 dhjetorit rast i mirë që opozita të marrë vëmendjen e BE-së”, politologu zbulon arsyen pse Vuçiç nuk vjen në Tiranë

“Protesta e 6 dhjetorit rast i mirë që opozita të
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe jehonë vrasjes së tmerrshme në Kosovë: Policia e rrethoi, por autori zgjodhi të vriste veten

Mediat serbe jehonë vrasjes së tmerrshme në Kosovë: Policia
x
BREAKING NEWS

Deputetja demokrate habit me deklaratën: Partia Demokratike ka përgjegjësi për largimin e të rinjve

Deputetja demokrate habit me deklaratën: Partia Demokratike ka
x
BREAKING NEWS

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimorë në Tiranë, i pranishëm edhe kancelari gjerman, ja kush do ta shoqërojë

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimorë në
x
BREAKING NEWS

Zgjedhja e kreut të SPAK, avokati bën deklaratën e fortë: Kanë devijuar nga objektivi, nuk po merren me zyrtarët e lartë

Zgjedhja e kreut të SPAK, avokati bën deklaratën e fortë:
x
BREAKING NEWS

Përplasja Braçe-Balla për buxhetin, deputeti i PS-së zbardh prapaskenat

Përplasja Braçe-Balla për buxhetin, deputeti i PS-së
x
BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë po ndodh

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me
x

Politike

“Rama dhe bashkëvjedhësit e tij duan të fshehin paratë në ...”, Sali Berisha plas akuzat e rënda dhe ngre alarmin: Ai është kapur në flagrancë!

“Rama dhe bashkëvjedhësit e tij duan të fshehin paratë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me denoncimet sa i takon ndërtimit të portit të ri të Durrësit.

Në një dalje publike, Berisha e cilësoi këtë projekt një megaskandal, ku sipas tij i jepet një kompanie offshore 1.5 milionë metër katror për ndërtimin e këtij porti.

“Rama është kapur sot në flagrancë me vjedhjen e 420 mln eurove për djegëset. Gjithçka me firmën e tij, Edi Rama vrapon të vendosë në harresë këtë vjedhje me dy mega-afera të mëdha që janë dhjetëfishi i kësaj shume. Afera e Butrintit dhe ajo e Portit të Durrësit. jam sot këtu për të denoncuar për të shumtën herë aferën mafioze, korruptive të Edi Ramës me portin më kryesor dhe shekullor e mijëvjeçar të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, Portin e Durrësit. Kjo aferë vjen në dhunim flagrant të të gjitha ligjeve të vendit. Edi Rama deklaron se i ka dhënë një kompani territorin 1.5 mln metër katror të Portit të Durrësit për ndërtimin aty të Dubai City, Emar City apo Rama City dhe jo të shqiptarëve, Dhënia pa garë e 1.5 mln metër katror truall kudo ku do të ndodh kjo është shkelje flagrante e ligjit të vendit, por dhe e ligjeve ndërkombëtare, që Shqipëria është e detyruar që t’i respektojë. Kjo aferë ose kjo megaaferë, megaskandal, është e tillë, askush nuk njeh, meqë kompania është offshor, dhe kjo është e ndaluar me ligjet e vendit, që kompani të tilla të marrin tokat shqiptare, kjo bëhet sepse Edi Rama dhe bashkëvjedhësit e tij duan të fshehin paratë në parajsa fiskale.”, tha Berisha.