BREAKING NEWS

‘Tërmet’ në PD, Lulzim Basha i jep postin e rëndësishëm Roland Bejkos

‘Tërmet’ në PD, Lulzim Basha i jep postin e
x
BREAKING NEWS

“Nuk jeni ishull i pavarur”, Manja prezanton drejtorin e Shërbimit të Provës dhe i jep urdhrat e prerë: Nuk jeni të paprekshëm, porosia ime një dhe e vetme!

“Nuk jeni ishull i pavarur”, Manja prezanton drejtorin e
x
BREAKING NEWS

Helidon Bushati dha dorëheqjen, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente, ia beson Shkodrën krahut të tij të djathtë (EMRI)

Helidon Bushati dha dorëheqjen, Lulzim Basha bën lëvizjen
x
BREAKING NEWS

“Ky është skandal e shkuar skandalit”, Klodiana Lala plas ‘bombën’: Gjella e prishur që po gatuhet nga...

“Ky është skandal e shkuar skandalit”, Klodiana Lala plas
x
BREAKING NEWS

Ç’do të bëjë Berisha tani që gjykata njohu Bashën kryetar të PD-së? Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat dhe bën paralajmërimin e fortë: Saliu do...

Ç’do të bëjë Berisha tani që gjykata njohu
x
BREAKING NEWS

Lufta në PD/ Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm, tregon çfarë do ndodhë me Lulzim Bashën

Lufta në PD/ Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm, tregon
x
BREAKING NEWS

E papritur/Tjetër krisje brenda PD-së, Helidon Bushati dorëhiqet nga roli i Drejtuesit Politik për Qarkun e Shkodrës: Pas një reflektimi të thellë... (DEKLARATA)

E papritur/Tjetër krisje brenda PD-së, Helidon Bushati dorëhiqet
x
BREAKING NEWS

Vrasja e bujshme e ish policit Santiago Malkos/ GJKKO merr vendimin, ja sa vite burg caktohet për autorin

Vrasja e bujshme e ish policit Santiago Malkos/ GJKKO merr vendimin, ja sa vite
x

Politike

Rama dhe Meta festojnë bashkë Ditën e Pavarësisë në Vlorë, Biden dhe Blinken urojnë shqiptarët

Rama dhe Meta festojnë bashkë Ditën e Pavarësisë

Shqipëria ka kremtuar dje 109 vjetorin e Pavarësisë. Në festën e flamurit dhe 109-vjetorin e Pavarësisë së vendit, politikanët e Shqipërisë kanë dërguar urimet e tyre për shqiptarët. Në ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë, në 109-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, teksa ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta si edhe deputetë të partive në vend. Edhe pse Rama e Meta nuk i dhanë vëmendje njëri-tjetrit, interesant është fakti se pavarësisht shkarkimit në Parlament, PS e respekton Metën si president. Meta dha një mesazh në përfundim të ceremonisë së ngritjes së flamurit dhe vendosjes së kurorave me lule në Monumentin e Pavarësisë në Vlorë. Meta theksoi, se ka vetëm mesazhe bashkimi dhe se flamuri është i të gjithë shqiptarëve. Ai tha, se është një frymëzim për t’u bashkuar dhe për të reflektuar në mënyrë që Shqipëria të jetë vërtetë zonjë dhe të ketë vendin që meriton prej kohësh në BE. “Kjo është festa më e rëndësishme e kombit tonë, Dita e Flamurit, e Pavarësisë dhe e ditëlindjes së Adem Jasharit. Sot kemi vetëm mesazhe bashkimi kudo për të gjithë shqiptarët, pasi ky është flamuri i të gjithëve, është i Ismail Qemalit dhe i Isa Boletin, është një frymëzim për tu bashkuar dhe reflektuar dhe Shqipëria të jetë zonjë dhe të ketë vendin që meriton në BE”, tha Meta.

SHBA uron Shqipërinë

Ndërkohë, me rastin e 109-vjetorit të Pavarësisë së vendit, drejtues të lartë të politikës ndërkombëtare kanë dërguar urimet e tyre për Shqipërinë. Presidenti i SHBA, Joe Biden, shkruan se vendi ynë është mik i ngushtë i SHBA dhe një aleat i rëndësishëm i NATO-s. Biden, thekson se në vend duhet bërë akoma më shumë për të luftuar korrupsionin. “Në ditën tuaj të Pavarësisë, e uroj Shqipërinë në emër të popullit amerikan! Këtë vit ne përkujtojmë 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike dhe festojmë një miqësi të mbështetur në lidhjet e familjes dhe historisë, si dhe mbi vlerat tona demokratike dhe përkushtimin ndaj të drejtave të njeriut. Shqipëria është një vend mik i ngushtë i SHBA, një aleat i rëndësishëm i NATO-s, dhe një anëtare e sapo futur në Këshillin e Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. SHBA do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë ndërsa ju forconi institucionet tuaja demokratike, përmbushni reformat e rëndësishme në sektorin e drejtësisë dhe luftoni korrupsionin”, shkruan Biden. Edhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka përgëzuar shqiptarët për 109-vjetorin e Pavarësisë. Ai ka kujtuar, se miqësia mes dy vendeve daton më shumë se një shekull. “Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përgëzojmë popullin e Shqipërisë teksa festoni 109- vjetorin e Pavarësisë. Miqësia jonë e thellë dhe e qëndrueshme daton më shumë se një shekull. Që nga ajo kohë, shqiptarët kanë demonstruar forcë dhe qëndrueshmëri të madhe duke hedhur poshtë shtypjen e një diktature komuniste dhe duke ndërtuar një demokraci të përkushtuar ndaj tolerancës, të drejtave të njeriut dhe integrimit evropian”, thuhet në deklaratë.

Më të lexuarat